komentet online

Lufta online/Kush po kullot kë?

Postuar në 06 Nëntor, 2019 13:38

Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”

Ky është titulli i një lajmi të publikuar në faqen online në gazetën “Tema”. Në të flitet për krjimin nga qeveria të një force policore elitë e cila merr modelin izraelit dhe e përshtat në Shqipëri kundër krimit. Për parantezë po shtojmë se kjo masë – e zbuluar me burime të dorës së parë nga faqja realstory.al – duket se provon dështimin e politikës së mallkimit që ndiqte kryeministri kur mallkonte “hëngshin kokat” në televizon.

Lajme të tilla na kthejnë besimin te qytetërimi dhe humanizmi

Postuar në 25 Qershor, 2018 02:10

Duke ndjekur lajmet që japin pa pushim mjetet e ndryshme të informacionit në Shqipëri, njeriu humbet besimin te humanizmi dhe qytetërimi, humbet besimin tek e ardhmja e vendit të tij.

Po Edi Rama kur do të kërkojë falje për fyerjet në bllok që i bën medias? Apo kur do flasë me fakte siç pretendon vetë përditë?

Postuar në 01 Nëntor, 2016 20:39

Sot ministrja e Inovacionit Milena Harito, ka dalë në një prononcim për Top-Channel dhe ka pranuar se ndryshimet në ligjin “Për Tregëtinë elektronike” do të kalojnë sesionin tjetër parlamentar. Harito ka sqaruae se “Ka qenë një proces konsultimi që zgjati më tepër seç duhej sepse pati një ndjeshmëri të shtuar dhe pati nevojë që të shpjegohej më gjerë. Një nga elementët pozitivë të konsultimit që ne bëmë është që portalet kuptuan që ishin pjesë e ligjit aktual dhe nuk e dinin këtë gjë sepse ligji i 2009-ës ka patur shumë më pak portale dhe shumë më pak aktive”.

Rrugaçëria online, një mjet i fundit i pushtetit

Postuar në 25 Shtator, 2016 15:50

Është një fakt i njohur tanimë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka disa obsesione me median shqip. Ai ndërtoi një karrierë të suksesshme si polemist në gazetën “Koha Jonë”, eci mandej më vonë si ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më tej, si kryetar i Partisë Socialiste nën ombrellën e përkëdheljes së mediave: çdo deklaratë, çdo aktivitet sado banal dhe pa rëndësi, çdo aspekt i marketueshëm i “jetës private” ishte lajm i detyrueshëm i redaksive. Për ta nxjerrë Edin “ndryshe”, për të shitur qytetarinë në një vend ku politika dominohet nga katundarë.

Subscribe to RSS - komentet online