Kolonje

Fitore me duar në xhepa e PS në Kolonjë

Postuar në 21 Nëntor, 2016 10:11

Fitore me duar në xhepa mund të quhet e ajo e kandidatit të majtë në Kolonjë. Bashkia e këtij rajoni ne 3 vitet e ardhshme do te drejtohet serish nga Partia Socialiste. Kandidati i Saj, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota me shume zgjedhjet e pjesshme qe u zhvilluan kete te diele perballe Dritan Hajros se PAA-se te mbeshtetur nga Partia Demokratike.

Kolonja dhe Leskoviku, “colpo di fulmine” me kandidatin e shumicës”: në 8 000 votues mori “2100 vota më shumë se rivali”

Postuar në 21 Nëntor, 2016 09:01

Zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kolonjës janë fituar nga kandidati I shumicës aktuale, Ilia Stefo.

Një ortodoks në një zonë të përzier mes ortodoksëve dhe bektashinjve, kandidati Stefo ka arritur një fitore me të vërtetë të pazakontë: në 49.6% të pjesëmarrjes nga 16 700 votues, Stefo ka marrë 2100 vota më shumë se rivali i tij Dritan Hajro, i propozuar nga Partia Agrare dhe i mbështetur nga PD-ja. Ndërkohë në vitin 2015 e majta zyrtare mori vetëm 750 vota më shumë. 

Tjetër rekord i Rilindjes/Kryetari i FRESSH-it në Kolonjë bëhet drejtor me diplomë gjimnazi të falsifikuar (Video)

Postuar në 15 Tetor, 2016 22:04

Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta. Sipas një investigimi të Fiks Fare. Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274. 

Subscribe to RSS - Kolonje