koha ditore

Tarifa ndaj mallrave serbe mund të rifutet për diskutim në mbledhje qeverie

Postuar në 13 Shkurt, 2019 10:14

Gazeta “Koha Ditore” shkruaj sot për një mundësi trajtimi juridik dhe politik të taksës ndaj mallrave serbe. Sipas Donjeta Gashit, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit është i gatshëm ta përfshijë në rend dite tarifën, nëse një prej ministrave e kërkon një gjë të tillë. 

Kryeministri Haradinaj në bazë të rregullave në fuqi, kompetencave kushtetuese dhe konform ligjit, si deri më tani, i ka proceduar të gjitha çështjet në rendin e ditës dhe do të vazhdojë t’i procedojë të gjitha çështjet që lidhen me rendin e ditës

SHBA, dakord edhe me shkëmbimin e kufijve, por jo me çdo marrëveshje Serbi-Kosovë

Postuar në 15 Janar, 2019 14:29

Një ditë pasi Klan Kosova publikoi lajmin se Departamenti i Shtetit ka bërë presion pranë qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën 100%, gazeta “Koha Ditore", cituar nga agjencia serbe "B92", përcjell një tjetër informacion. Duke cituar zyrtar amerikan, gazeta përcjell qëndrimet e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilave amerikanët mbështesin një marrëveshje që do të sigurojë njohjen reciproke përfshirë eventualitetin e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimin e territoreve.

"Thaçi është i shantazhueshëm. Nuk mund të negociojë në emër dhe për Kosovën"

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 13:33

Kreu i Lëvizes Vetëvendosja, Albin Kurti, i ka dhënë një intervistë gazetës “Koha Ditore”, përmes së cilës shpreh disa pikëpamje të vetat për zhvillimet në Kosovë. Ndër të tjera Kurti është pyetur për besueshmërinë e Hashim Thaçit si negociator i marrëveshjes me Serbinë në Bruksel, që sipas tij po kryhet në pozita të pabarabarta, pikërisht për shkak të presidentit të Kosovës.

Dialogu mashtrues

Postuar në 05 Shtator, 2018 11:31

Një dilemë gjithmonë e ka përcjellë dialogun në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo se për çfarë është dhe për çfarë nuk është ky dialog. As pas shtatë vjetësh nuk kemi arritur ta marrim një përgjigje të saktë në këtë dilemë. Sa e sa herë e kemi dëgjuar fjalën “kurrë” nga përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog, në të shumtën e rasteve si të dërguar të posaçëm të Hashim Thaçit, dikur kryeministër, pastaj zëvendëskryeministër e tash president.

Të mos i besosh Makiavelit!

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:39

Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën.

Kullat lartësohen edhe në Prizrenin tradicional

Postuar në 20 Shkurt, 2017 08:51

“Koha Ditore” shkruan sot për goditjen urbanistike që I është dhënë Prizrenit, një qytet që ndoshta më mirë se çdo qytet tjetër shqiptar kishte ruajtur deri më sot fizionominë e tij karakteristike. Ilustrim me një fotografi të Eroll Bilibanit në lagjen “Jeni Mahallë”  flet vetë. Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë  opozita akuzon qeverinë, por nuk dëgjohet për ndonjë plan a premtim se kjo nuk do të vazhdojë.

Pages

Subscribe to RSS - koha ditore