koalicion

Basha përjashton koalicion me Ilir Metën, anashkalon takimin me Ramën dhe paralajmëron ligj për kontrollin e interesave të bisnesit në politikë

Postuar në 03 Qershor, 2016 11:53

Në një intervistë të gjatë për "Ora News" kreu i opozitës, Lulzim Basha sqaroi pozicionin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, duke thënë se opozita nuk është e kompleksuar nga ngutja e ndërkombëtarëve për të miratuar sa më shpejt reformën në drejtësi. "Çfarë është e rëndësishme, që të miratojmë javën e ardhshme këtë reformë, që opozita thotë është defektozë dhe do të çojë në kolaps, do të çojë në kapje politike, të një sistemi që është kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Patozi: Jo koalicion me Metën

Postuar në 01 Shkurt, 2016 09:57

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

Tritan Shehu: Nuk ka asnjë opsion për aleancë me LSI-në

Postuar në 15 Gusht, 2015 09:25

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sheh vetëm një rrugë për ardhjen e opozitës në pushtet. Votimin e saj në masë nga elektorati pa marrë në konsideratë opsione për koalicione politike me parti të majta. “Unë kthimin e Partisë Demokratike në pushtet nuk e shoh si lëvizje mekanike numrash. Unë e shoh atë të vota e elektoratit për PD në zgjedhjet e ardhshme.

Subscribe to RSS - koalicion