klsh

Për burg ministri Gjiknuri dhe Avokatja e Shtetit. Kallëzohen nga KLSH për 479 milion euro dëm shtetit nga marrëveshja me CEZ

Postuar në 14 Tetor, 2015 17:15

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri si dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka për dëm ekonomik në shumën e 479 milionë eurove. Kjo shifër ka rezultuar pas auditimit të KLSH-së, kryer në Ministrinë e Energjisë për marrëveshjen e Zgjidhjes me Mirëkuptim me CEZ. Thotë ndër të tjera KLSH në raportin e vet: “Çështja kryesore në të dy këto auditime ka qenë, procedurat e ndjekura dhe negociatat që sollën në përgatitjen e marrëveshjes së nënshkruar nga Grupi i Punës i ngritur në bazë të VKM  nr.

Shpërthen skandali i ri, KLSH: miqtë e ministrave pagesa më të larta se Presidenti

Postuar në 13 Tetor, 2015 09:42

 

 

 

CEZ, gropa ku kanë dorën të gjithë. 32 milionë euro dëm vetëm për 2014-ën: 11 mln euro dëm mbifaturim ndaj konsumatorëve. “Bie” marrëveshja e Mirëkuptimit...

Postuar në 26 Shtator, 2015 16:34

CEZ është një gropë që i merr të gjithë brenda. Dy javët e fundit, opinioni u njoh me disa të dhëna dhe akuza që lidhen me praktikat e uljes së çmimit të shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ në vitete 2010-2011-2012, përmes të cilave mendohet se janë krijuar dëme ekonomike të mëdha. Në qendër të ciklonit u vu Ilir Meta, që siç po duket puna, e ka kaluar edhe kësaj radhe valën e goditjes. Mirëpo paradokset me CEZ nuk po ndalen.

Kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit depoziton kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Kvajës, Elvis Rroshi dhe dy drejtorë të kësaj bashkie. Përmes një njoftimi, KLSh, raporton shkeljet e gjetura në zbatimin e disa projekteve urbanistike. “Nga auditimi u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, të shoqëruara me një dëm ekonomik në vlerën prej 33 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr.

"Me mish e me shpirt", po emri i Veliajt del në humnerën e pensioneve për vitin 2014

Postuar në 03 Shtator, 2015 20:28

Për të kuptuar se si po e lufton qeveria informalitetin dhe ku po shkojmë me financat mjafton ky raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore gjatë vitit 2014. Gropa e lënë nga qeveria e mëparshme në fondin e sigurimeve po kthehet në humnerë dhe kjo e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ja se çfarë thotë raporti:

Thagmat e doganës, 29 milionë lekë dëm për blerje biçikletash. 1.5 milionë copa, ka qenë vlerësimi

Postuar në 27 Gusht, 2015 18:00

29 milionë lekë të vjetra dëm ekonomik ka shkaktuar Drejtoria e Doganave e cila ka destinuar një fond për tenderim biçikletash. Por edhe për vendparkimet e tyre. “Një biçikletë është paguar 1.5 milionë lekë të vjetra. Sipas KLSH-së, kryerja e këtij shpenzimi nuk përputhet me misionin dhe vizionin e administratës doganore dhe se nuk mund të justifikohet. Në auditimin e kryer nuk rezulton asnjë kërkesë apo shkresë e ndonjë sektori apo departamenti të veçantë të Doganave për pajisjen me biçikleta.

A është anulluar koncesioni i parkimeve në Vlorë? Investigimi: Nëse ndodh, bashkia duhet të paguajë 2.2 mln euro kompensim

Postuar në 11 Gusht, 2015 12:32

Çfarë do të ndodhë me konçesionin e parkimeve në Vlorë, për të cilin u tha se është anulluar? Investigim.al trajton këtë çështje duke zbardhur kontratën e nënshkruar mes Bashkisë dhe kompanisë së vetme në konkurim. Në të parashikohen kushtet e kontratës, shkeljet, përfitimet, penalitetet dhe detyrimet e kompanisë fituese. Kjo kompani koncesionare krijoi bashkimin e përkohshëm të dy kompanive të regjistruara në Delaëere të SHBA dhe Rosh Pina të Izraelit dhe specifikisht “Tis Holdin  LLC” dhe “On Track Innovations  LTD”.

Pages

Subscribe to RSS - klsh