klsh

Teatri Kombëtar, KLSH kërkon auditimin për procedurat dhe gjendjen juridike të pronave

Postuar në 03 Gusht, 2018 16:56

Një javë më parë, presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Teatrin, duke argumentuar 8 shkelje të tij, ndërsa theksonte se shkel dhe cenon Kushtetutën. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tashmë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të kryejë auditimin po për çështjen e Teatrit Kombëtar. 

Tenderat për aeroportin e Kukësit, dosja shkon në Prokurori

Postuar në 05 Qershor, 2018 21:39

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Aviacionit Civil,  Feliks Baçi me akuzën e  “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”

Nga auditimi  për periudhën Janar 2016  deri më Dhjetor 2017 rezultoi se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transporti ajror ne Republike e Shqipërisë, arrin në vlerën 48 milionë lekeve.

Rilindja e Belshit, shkelje dhe tendera të paligjshëm

Postuar në 29 Maj, 2018 21:03

Kryebashkiaku i Belshit dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj bashkie janë  kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit për shkelje në projektet e Rilindjes Urbane. 

Gjatë auditimit për periudhën 2016 dhe 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se 
ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh, ndërsa kanë përdorur në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë duke i shkaktuar një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh.

Këshilltari i Kryeministrit: Radhën e ka Kontrolli i Lartë i Shtetit

Postuar në 26 Shkurt, 2018 11:24

Spartak Braho, këshilltar i kryeministri dhe një njeri i njohur i politikës dhe pushteteve në Shqipëri, publikon së fumdmi një opinion në gazetën “Dita”. Tema e opinionit është Vettingu. Sipas Brahos ky proces duhet të jetë vaksina për shtetin shqiptar. Pastrimi sipas tij, në kuptim të zbatimit të ligjit është madje dhe “qëllimi i mazhorancës socialiste progresiste”, ndërkohë që Braho e sheh procesin si të dobishëm për shumicën e shoqërisë.

Paditen kryebashkiakia e Sarandës dhe 6 zyrtarë

Postuar në 24 Nëntor, 2017 12:24

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj njësie vendore janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga Janari i vitit 2015 deri në Korrik të 2016, pra pak kohë pasi Koka kishte marrë detyrën për të drejtuar bashkinë e qytetit bregdetar.  Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës lidhen me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit në disa projekte.

Auditi i KLSh: 55% e punonjësve të administratës publike, pa të dhëna në sistem

Postuar në 12 Tetor, 2017 08:31

Shumica e njësive vendore, ministri si ajo e Arsimit, e Jashtme, apo e Drejtësisë, nuk deklarojnë punonjësit e tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore. Të paktën këtë shkruan sot gazeta “shqiptarja.com” sipas të cilës Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se rreth 55% e punonjësve të këtyre institucioneve shtetërore nuk janë deklaruar në sistem.

Çfarë la pas ish-ministrja e Ekonomisë!

Postuar në 28 Shtator, 2017 18:38

Auditi që KLSH ka bërë në ish-ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e  buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insitucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike.

Agjencia kriminale me emrin AKU, biznes me jetën e shqiptarëve

Postuar në 21 Gusht, 2017 20:36

U diskutua shumë në zgjedhjet që lamë pas për pasiguritë politike nga shbërbërja e koalicionit PS-LSI dhe po ashtu për sakrificat parimore të opozitës në çështjen e votës duke mënjanuar debatin real që duhet të bëhej mbi përmbajtjen e qeverisjes së katër viteve në çështje të sigurisë, që kanë të bëjnë jo vetëm me kriminalitetin, por edhe me  kontrollin e territorit dhe sigurinë ushqimore.

Sa ndikon prokurimi elektronik në “inkurajimin” e marrëveshjeve të fshehta mes operatorëve ekonomikë

Postuar në 01 Korrik, 2017 00:49

Legjislacioni për prokurimin publik në Shqipëri, parashikon prokurimin me mjete elektronike, si një formë komunikimi në përputhje dhe me standardet ndërkombëtare europiane. Referuar mjeteve ligjore të prokurimit, prokurimi elektronik në Shqipëri është bërë forma më e praktikuar duke e renditur atë ndër vendet e para. Për pasojë, nga Janari i vitit 2009 procedurat e prokurimit elektronik realizohen vetëm përmes SPE (sistemit të prokurimit elektronik), ndërsa aplikimi elektronik i blerjeve me vlerë të vogël nga institucionet publike u mundësua për herë të parë në vitin 2013.

Administrata 169 milionë euro dëme taksapaguesve në 4 muaj

Postuar në 30 Maj, 2017 18:17

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike i ka shkaktuar taksapaguesve 169 milionë euro dëme në katër muajt e parë të këtij viti. Buletini i sapopublikuar i Auditit përfshin periudhën janar-prill të këtij viti. KLSH vlerëson se pjesa më e madhe e këtij dëmi, 162 milionë euro vjen nga mosarketimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndërsa pjesa e mbetur prej 7.1 milionë euro i takon parregullsive dhe shkeljeve financiare nga institucionet e audituara.

Pages

Subscribe to RSS - klsh