Klosi

Planeve kombëtare u shtohet edhe ai për LGBTI

Postuar në 21 Tetor, 2016 19:14

Ministri i Mirëqëniës Sociale dhe Rinisi Blendi Klosi mori pjesë në lancimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri.mAi theksoi gjatë fjalës së tij se ky plan lufton diskriminimin dhe garanton të drejta të barabarta(TemaTv).

“Shoqëria civile nuk përfaqëson asgjë. Mbetjet radioaktive, muhabet kot”

Postuar në 05 Tetor, 2016 12:02

Fatos Klosi, kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore i është kthyer sot rolit të vet prej propagandisti “vullnetar” të cilin e luan me virtuzozitet që nga ikja prej detyrës së shefit të Shërbimit Sekret. Ai i ka dhënë një intervistë gazetës “shqiptarja.com” ku në cilësinë e fizikanit dhe të drejtorit të Agjencisë, jep garanci se “ky muhabeti i plehrave është kot”.

Haxhinasto dhe Klosi - standard i ministrit qëndrestar të Aleancës për Shqipërinë Europiane

Postuar në 18 Maj, 2016 23:01

Veç skandaleve me zyrtarë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe bashkiakë të mpleksur në aventura seksuale, qeveria po konsumon edhe disa ngjarje që rëndojnë edhe ligjërisht pozitat e ministrave, të cilët direkt apo indirekt janë përgjegjës për vdekjen tragjike apo dhunimin e fëmijëve. Rasti më flagrant është ai i ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, vartës të të cilit kanë injoruar për 2 vjet një vendim gjykate që urdhëronte mbylljen e barrierave anësore të autostradës Plepa-Golem.

Letër e një socialisti nga Berati

Postuar në 18 Prill, 2016 17:54

"Zoti Blendi Klosi! Lidhur me komentin për takimin e Z. Blushi dhe Znj. Hafizi në Berat. Po të shkruaj që të dish të vërtetën, pastaj komentet dhe interpretimet bëj si të shkojnë përshtat politikisht. Z. Klosi, ju komentoni. “Ndonjë media flet për 150 vetë të pranishëm në takim me deputetet dhe ju e përgënjeshtroni duke aluduar se kanë qënë më pak”  Në atë takim shumica dërrmuse ishin socialistë, simpatizantë dhe votues të PS  dhe mbi 15 veta themelues të PS që ju i kini abandonuar dhe mënjanuar. Këta janë më shumë socialistë se sa ju që vetëm keni përfituar nga vota e jonë.

Dashamirësit e "armiqve" të brendshëm e të jashtëm

Postuar në 17 Prill, 2016 11:05

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të shoqëruar nga Maqo Lakrori, Petrit Ago dhe ish-deputeti Marko Bello, ka hapur fushatën e takimeve me qytetarët. Takimi u mbajt pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së qytetit të Beratit. Në takim raportohet se kanë qënë të pranishëm rreth 200 persona, mes tyre ish/anëtar dhe themelues të Partisë Socialiste, përfaqësues aktiv të partive të ndryshme politike si: PD, AK, PR dhe PK, përfaqësue të Shoqatës së Romëve dhe qytetarë të thjeshtë simpantizantë të Blushit.

Pensionet përmes bankës, kundërshton Posta që drejtohet nga partia e Ilir Metës

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 00:45

Disa ditë më parë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi bëri të ditur idenë e shërbimit të pensioneve përmes bankave. Klosi deklaroi se me aplikimin e kësaj praktike, do të marrin fund radhët e gjata për pensionstët, të cilët në çdo rast siç tha ministri, do të zgjedhin vetë nëse duan që pensioni i tyre të shpërndahet me bankë, apo siç është aktualisht përmes Postës. Konkretisht Klosi tha: “Ne nuk mund të pranojmë që sistemi bankar ka sot vetëm 3.4% të të gjthë numrit të pensionistëve të vendit tonë.

Dëshmi për Shqipërinë terroriste dhe përleshjen e Artan Didit te “Oxhaku”

Postuar në 30 Nëntor, 2015 10:56

Sa herë që flitet për terrorizmin vijnë dëshmi që lidhen me periudhën e tranzicionit ku gjetën strehë persona me influence fetare dhe financiare nga vendet e Lindjes. Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, zbulon ndoshta pa dashje edhe mënyrën partizane me të cilën Shqipëria e luftoi terrorizimin, ndonëse nuk ka patur ndonjë kërcënim real që lidhej drejtëpërdrejtë më të. Në një interviostë për gazetën “Shekulli” ai thotë se Shqipëria injoroi konventat ndërkombëtare për ekstradimin e elementëve të dyshuar si terroristë.

Pages

Subscribe to RSS - Klosi