klgj

Drejtësi e reformuar?! Ekspertizë e huaj edhe për një çështje mandati...

Postuar në 05 Maj, 2020 18:34

Sot raportohet se është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka për detyrë të shqyrtojë mandatin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë.  Seanca është mbledhur pas një letre të Presidentit të Republikës që ka vënë në dukje se Dvorani nuk mund të vazhdojë asnjë prej detyrat e tij. 

Nga kursi i plepave te liçenca e ambasadave

Postuar në 07 Shkurt, 2020 16:47

Kjo foto tregon më mirë se çfarëdo tjetër se çfarë lloj drejtësie po krijon Shqipëria. Ndikimi i vendeve të mëdha është një proces i shumëanshëm dhe i natyrshëm për vende të vogla si yni, por kjo foto, ku një diplomate, e cila është asgjë më shumë sesa një e dërguar e një kryetari shteti pranë kryetarit të një shteti tjetër, provon se pas 108 vjetësh shtet, Shqipëria është një hibrid kolonie dhe protektorati në destabilizim të kontrolluar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në qendër të një takimi me Kolegjin e Lartë Gjyqësor ku sipas njoftimit të ambasadës:

KLGJ prezanton sistemin e normës për gjyqtarët

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 17:22

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar së fundmi një vendim që parashikon administrimin e të dhënave statistikore për çdo gjyqtar. Për realizimin konkret të kësaj pune, KLGJ-ja ka miratuar modelet e tabelave standard – 50 gjithësej – në të cilat do të shënohen elementë të tillë si sasia, shpejtësia, heqja dorë nga gjykimi, volumi i çështjeve gjyqësore, të ndara sipas veprave penale apo civile përkatëse.

KLGJ e çoroditur dhe hermetike akoma pa nisur

Postuar në 21 Dhjetor, 2018 17:42

Edhe pse i sapokonstituuar dhe një institucion që presupozohet të sjellë një standard në transparencën e Gjyqësorit,  Këshilli i Lartë i Gjyqësorit e nis me hermetizëm punën si organi më i lartë i qeverisjes së gjyqësorit.

Naureda Llagami, e zgjedhur si kryetare e këtij Këshilli urdhëroi që mbledhja e parë të zhvillohej më dyer të mbyllura.Temë e mbledhjes ishte  se cili institucion do të vlerësojë gjyqtarët për anën profesionale nën kuadër të Vettingut.

Lidhja politike dhe “profesionale” e kreut të ri të KLGj-së, Naureda Llagami

Postuar në 20 Dhjetor, 2018 15:36

Naureda Llagami është zgjedhur sot në krye të Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit, një institucion përcaktues në zgjedhjen e gjyqtarëve. Në media kanë qarkulluar shumë pak informacione për znj. Llagami, e cila thuhet se ka punuar në Gjykatën e Lartë në pozicion eksperti. Mirëpo duket se lidhjet politike të znj. Llagami në fjalë nuk mungojnë. Madje mundet që ato të jenë një ndër arsyet e këtij “katapultimi”.

PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për parafiltrat e KLGJ dhe KLP

Postuar në 10 Shkurt, 2018 14:07

Partia Demokratike do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e filtrave ligjorë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorit që vijnë nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët.

"Telefoni" dhe "komunisti" në radhët e KLP e KLGJ

Postuar në 23 Janar, 2018 14:40

Një ditë pas zgjedhjes me short të listës me 10 anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, Partia Demokratike e quajti listën të pavlefshme, pasi sipas saj gjysma e kandidatëve janë në shkelje të hapur të kritereve që përcakton ligji.  

Këshilltari ligjor i grupit parlamentar te PD Gazment Bardhi, bëri publikë edhe dokumentat që provojnë shkeljen e kritereve, ndërsa Bylykbashi deklaroi votën kundër të Partisë Demokratike në seancë. 

 

Shkeljet sipas PD-së

Ajka e drejtësisë së re(video)

Postuar në 22 Shtator, 2017 15:47

Drejtuesit e Arsimit të Lartë përzgjodhën të mërkurën 11 kandidatët për anëtarë organeve të reja të Drejtësisë! Por procesi i intervistimit kaloi nga pyetje në pamje të parë banale që nxorën në pah se cili është brumi që do bëjë revolucionin në drejtësi.

Dy nga 5 kandidatët do të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë mbi prokurorët dhe gjykatësit…konkretisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit.

Subscribe to RSS - klgj