kleriket

Refuzimi i vizave për klerikët, alarmohet Moska

Postuar në 10 Gusht, 2018 09:55

Teksa marrëdhëniet e Rusisë me Greqinë kanë njohur pikën më të ulët pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Greqia dhe ndalimit të hyrjes së dy diplomatëve të tjerë nga Moska, benzinë zjarrit i ka hedhur refuzimi i ambasadës greke në Moskë për t'u dhënë vizë disa klerikëve rusë. 

"Ne i kërkojmë ambasadës greke të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë informacionin"-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharov. Ajo sqaroi se nëse akuzat  e klerit rus janë të vërteta, atëherë ky është një "akt i papranueshëm"

Subscribe to RSS - kleriket