klasa e pare

“Boshatiset” Kukësi. Këtë vit në Shishtavec dhe në Topojan nuk ka klasë të parë në fillore

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 15:40

Ikën njerëzit, u mbyll edhe shkolla. Kjo ka ndodhur në Shishtavec të Kukësit dhe në Topojan madje, ku siç raporton “Top-Channel” këtë vit nuk janë regjistruar fëmijë për klasën e parë. “Sidomos në Shishtavec ka një largim masiv të nxënësve në shkolla. Kjo është një zonë që është e varfër nga ana ekonomike. Janë faktorët ekonomikë dhe pastaj faktorët tradicionalë. Nga kjo shkollë unë mbaj mend që kanë qenë nga dy klasa. Tani klasa maksimale janë të bashkuara e mund të ketë deri në 12 nxënës më e madhja”, thotë një mësues, që citohet nga TCh.

Tani Nënë Tereza hyn edhe në tesktin e Matematikës së klasës së parë

Postuar në 05 Shtator, 2015 12:11

Elton Hatibi shkruan në blogun “E-Zani” për një tjetër ndërhyrje me pathos “atdhetar” në tekstet me të cilat mësojnë fëmijët. Kësaj radhe akti i ardhur nga hartuesit e tekstit përligj më së miri zakonin e teprimit ndër shqiptarë, e që për pasojë mund të quhet edhe zakoni ynë i konsoliduar. Bëhet fjalë për përdorimin e imazhit të Nënë Terezës edhe në librin e Matematikës së klasës së parë.

Subscribe to RSS - klasa e pare