kisha

Z. Braçe, sikur të flisnit edhe për ndonjë gjë tjetër!

Postuar në 27 Gusht, 2015 12:33

Foli dje, foli edhe sot. Këtu nuk është fjala për të drejtën e fjalës, se atë e kemi vetë, por për vlerën e asaj që themi. Erjon Braçe, deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka dy ditë që “prononcohet” në Facebook për çështjen e Kishës së Dhërmiut, për akuzën e Greqisë se prishja e saj me rruspat e INUK-ut, natën, si dikur ndalimi i grupeve armiqësore, kujton aktet e ISIS. Dhe deputeti ka një kundërshembull: restaurimin e Kishës së Karavastasë.

Vandalizimi i kishës në Dhërmi, përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga pikiata ekonomike

Postuar në 26 Gusht, 2015 16:10

Pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, edhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani, ka reaguar për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Ai ka vizituar vendin e vandalizuar nga rruspat e pushteit dhe në një lidhje telefonike me “Ora-Neës” ka deklaruar se “është shkelur një e drejtë themelore”. Më tej Ristani ka deklaruar se kryeministri ka një arsye shumë të thjeshtë për ta bërë këtë që bëri. “Ai do të zhvendosë vëmendjen nga pikiata e ekonomisë, nga krimi, droga, pasiguria. Nga dështimi në qeverisje”, tha Ristani.

Kisha Ortodokse: Akte që nxisin konfliktet mes besimeve. Kisha Katolike: Respekti ndaj varreve të çdo personi, i patjetërsueshëm

Postuar në 26 Gusht, 2015 14:46

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë pak minuta më parë një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.. “Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.

Reagim i Greqisë: Akt identik si ai i xhihadistëve në Lindjen e Mesme

Postuar në 26 Gusht, 2015 13:23

Vjen edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë lidhur me prishjen e Kishës së Shën Thanasit. “Prishja e vendeve të shenjta dhe të kultit, të paktën deri së fundmi, ka ndodhur në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, nga duarta e xhihadistëve. Sot ne pamë një akt të tillë në vendin tonë fqinj, Shqipëria. Do të informoheni për lëvizjet e Greqisë në komunitetin ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Reagim i PBDNJ-së: Për kishën, reagim imediat ndërkombëtar

Postuar në 26 Gusht, 2015 13:02

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktin e prishjes së kishës së Shën Thanasit. Sipas kësaj partie, loja me patriotizëm nuk ka vend sa kohë pas këtij akti qëndrojnë interesa pronësie të Koço Kokëdhimës. “Vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e rradhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise.

Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi rrafshohet në 2 të natës, reagon zëdhënësi Dhima: Akt vandal

Postuar në 26 Gusht, 2015 09:38

Kisha e Shën Thanasit është rrafshuar mbrëmë rreth orës 2 të natës. “Balkanweb” raporton se pas shumë debatesh dhe përplasjes mes shtetit dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi, forcat e INUV kanë punuar gjatë natës për të prishur kishën. Ndërsa gjatë ditës së djeshme banorët u mblodhën para saj për të mos i lejuar inspektorët ndërtimorë të ndërhynin. Por pavarësisht kësaj, vendimi ishte marrë dhe mëngjesin e sotëm figuronin vetëm mbetjet e betonit. Sipas zëdhënësit të Kishës Ortodokse, Thoma Dhima prishja është bërë gjatë natës për të shmangur përplasjet. Ai e quan akt vandal të shtetit.

Paskal Milo flet për kishën e Dhërmiut: Greqia të shohë hallet e saj

Postuar në 26 Gusht, 2015 08:16

Në një intervistë për “Panoramën” historiani Paskal Milo, e ka quajtur si të tepërt ndërhyrjen e shtetit grek dhe reagimet e saj për ngjarjen në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Profesor Milo shprehet se shtetit grek duhet të merret me zgjidhen e halleve dhe problemeve të vendit të tij dhe të mos përzihet në çështje që nuk i takojnë. “Greqia nuk është dhe nuk mund të jetë tashmë ‘bartëse’ e të ‘drejtave’ kanonike bizantine.

Shënim: Nga Nilo Katalano te Labëria. Qarku i shkurtër i “argumenteve” qeveritare për kishën e Dhërmiut

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:05

Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhërmiut, për të cilën sot po dalin patriotë lart e poshtë, me printet e Wikipedias në dorë, e me Nilo Katalanon në zemër. Para tri ditësh, në pasdite, publikohet një deklaratë për shtyp e Kishës Ortodokse Autoqefale që denoncon aktet vandale të disa personave, mes të cilëve disa njerëz të policisë e disa të pushtetit vendor të Himarës. Të nesërmen, shfaqet këshilltari i Kryemimistrit, Artan Shkreli, që Gënjen publikisht, e thotë se kisha është monument kulture.

Zëdhënësi i KOASH-it: Mbi një mijë ndërtime pa leje në bregdet, kisha i prishi punë qeverisë?!

Postuar në 25 Gusht, 2015 10:43

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima i cilëson si pafytyrësi veprimet e qeverisë shqiptare me kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, në një reagim të sotëm.

“Pafytyresia nuk ka kufi.

Kur e pane se historia me monumente nuk u piu uje dhe nuk ia dolen ta prishnin kishen, tani kane sajuar nje kerkese te inspektoriatit vendor te Himares, drejtuar atij qendror per te prishur nje ndertim pa leje ne Dhermi.

Kokëdhima flet për “veprimin tonë në Dhërmi”, por nuk sqaron arsyet e konfliktit

Postuar në 25 Gusht, 2015 10:14

Deputeti aspak i zakonshëm socialist Koço Kokëdhima, me detyra guvernatoriale për Shqipërinë e Jugut, ka reaguar sot në gazetën e tij Shekulli lidhur me çështjen e kishës së Shën Thanasit dhe figurën e Nilo Katalanit. Kokëdhima pranon se “veprimi ynë në Himarë” s’ka lidhje mendonjë kthim murgjish bazilianë, por duhet nderuar një veprimtar i madh për shqiptarët si Katalani. Megjithatë as Kokëdhima nuk sqaron pse duhej hapur ky konflikt pikërisht tani, në periudhë krize ekonomike dhe largimesh nga vendi. Më poshtë materiali:

 

Pages

Subscribe to RSS - kisha