kisha serbe

Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije

Postuar në 13 Maj, 2020 21:08

Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit. 

Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë. 

Përplasje mes Kishave Orthodhokse për territoret shpirtërore

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 10:04

Kisha Autoqefale e Shkupit kërkoi anëtarësimin në Patriarkanën Bullgare, duke ngjallur reagimin e  Kishës Ortodokse Serbe dhe disa kishave të tjera. Në kërkesë parashtrohej nevoja që Kisha Maqedonase  të dilte nga izolimi në të cilin ajo e gjeti veten pas shkëputjes së Patriarkanës së Serbisë.

Kisha serbe për lidhjen e Malit të Zi me NATO. Mitropoliti Amfilohije: Siguria që ofron NATO, njësoj si ajo e Hitlerit dhe Musolinit

Postuar në 30 Gusht, 2016 18:56

Afrimi i elitës politike të Malit të Zi me Perëndimin dhe sidomos kërkesa për anëtarësim në NATO, po kundërshtohet nga një propagandë që zë fill nga hapësirat kishtare. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfilohije, e quajti NATO-n një zgjatim të pushtimit austrohungarez.

Duke meshuar në manastirin e Podmaine, Amfilohije u kujtoi të pranishmëve se ai kshte shkatërruar në të shkuarën nga Austro-Hungaria dhe sot sipas tij, NATO nuk është asgjë më shumë sesa zgjatim i perandorisë së dikurshme Habsburgase.

Subscribe to RSS - kisha serbe