kina

Ekonomia e botës vlen 100 trilionë dollarë

Postuar në 26 Dhjetor, 2021 15:43

Prodhimi ekonomik në botë do t’i kalojë 100 trilionë dollarë për herë të parë vitin e ardhshëm. Kjo do t’ia ngadalësojë Kinës shpejtësinë me të cilën  po përpiqet t’i kalojë SHBA-të për t’i marrë fronin e ekonomisë më të madhe të botës.

Kompania britanike e konsulencës, Cebr, parashikon se Kina do të bëhet ekonomia më e madhe e botës në vitin 2030, dy vjet më vonë se sa ishte parashikuar në raportin e tabelës së Ligës Ekonomike Botërore të vitit të kaluar.

Ndotësit më të mëdhenj të planetit

Postuar në 26 Dhjetor, 2021 12:46

Pesë janë vendet që gjenerojnë 60% të ndotjes globale. Sipas shifrave të vitit 2019, vetëm Kina prodhon ndotje sa katër të tjerat të marra së bashku. Për më tepër sasia e CO2 që prodhon ajo sa vjen e rritet.

Në mënyrë të veçantë, janë pesë kompanitë më të mëdha të industrisë kineze që lëshojnë në atmosferë sasitë më të mëdha të dioksidit të karbonit. China Baoëu, prodhuesi më i madh i çelikut në botë, çliron CO2 sa i gjithë Pakistani.

Kina: Lituania do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Postuar në 24 Dhjetor, 2021 13:03

Kina kërcënon Lituaninë se do ta çojë në koshin e plehrave të historisë. Ky kërcënim vjen pasi shteti i vogël evropian sfidoi Pekinin duke lejuar Tajvanin të hapte një zyrë përfaqësuese në kryeqytetin Vilnius. Lituania, me një popullsi prej 3 milionë banorësh, u shkëput nga fqinjët evropianë duke njohur zyrtarisht Tajvanin, ishulli që vetëqeveriset, por që Kina pretendon se i përket.

Franca i thotë "Jo" bojkotit diplomatik ndaj Kinës

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 13:14

Franca nuk do t’i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2022, të propozuar nga dissa vende përëndimore. Ministri i Arsimit të Francës, Jean – Michel Blanquer ka dhënë njoftimin, që është pasuar nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm, Jean – Yves Le Drian që ka bërë të qartë se Parisi do të kërkojë një qëndrim të përbashkët të BE-së në këtë drejtim.

Raketat supersonike kineze zënë në befasi Amerikën

Postuar në 01 Dhjetor, 2021 14:20

Edhe pse Biden e kundërshton idenë se mes SHBA dhe Kinës po zhvillohet një Luftë e re e Ftohtë, gjeneralët në Pentagon mendojnë ndryshe. Ata thonë se mes dy vendeve ka nisur "një garë armatimi dhe kinezët po e bëjnë atë në mënyrë shumë agresive". Ndërsa SHBA luftonte në Irak dhe Afganistan, Kina e ka çuar përpara ambicien për armatime të reja.

BE i kundërpërgjigjet influencës kineze me një projekt 300 miliardë euro

Postuar në 01 Dhjetor, 2021 12:21

Bashkimit Europian iu deshën plot 3000 ditë për një alternativë ndaj nismës kineze për Rrugën e Mëndafshit. Presidenti Xi Jingping e paraqiti skemën për herë të parë në 2013 dhe synon që me të të lidhë Kinën me pjesën tjetër të botës përmes hekurudhave dhe porteve, duke lehtësuar tregtinë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezanton sot projektin me vlerë 300 miliardë euro, i cili pritet të bëhet kundërpesha e Belt&Road. Porta Globale e Europës do ta kanalizojë këtë shumë në projekte infrastrukturore deri në 2027-n.

Kthesa 180 gradë e Kinës në luftë me plakjen e popullsisë

Postuar në 26 Nëntor, 2021 14:22

Atë që pak vite më parë Kina po e kufizonte me politika të posaçme, tashmë po e nxit me të tjera. Disa vite pasi hoqi kufirin e numrit të fëmijëve që duhet të ketë një çift, tani po nxitet rritja e numrit të lindjeve. Një mënyrë për këtë është zgjatja e lejes së lindjes.

Disa rajone në Kinë e kanë zgjatur këtë leje me të paktën 30 ditë, përpjekja më e re për të inkurajuar shtimin e popullsisë pasi vendi po përballet me një krizë demografike.

Kina po përballet me një fuqi punëtore që plaket me shpejtësi dhe ekonomi që ngadalësohet.

Kina nuk na pëlqen. Ta bojkotojmë!

Postuar në 18 Nëntor, 2021 21:41

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një fushatë diplomatike kundër Kinës ku nuk përjashtohet ideja e bojkotit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Gara për pasurinë, Kina lë pas SHBA-të

Postuar në 15 Nëntor, 2021 22:21

Kina ka lënë pas SHBA-të si vendi me vlerën më të madhe neto të pasurisë globale, konkludon një raport i ri nga McKinsey & Co, të cilit i referohet Bloomberg.

Pasuria e Kinës është rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit, çka i dha mundësinë asaj ta rrisë pasurinë neto me 17 herë, nga 7 trilionë dollarë në 2000, në 120 trilionë dollarë në 2020.

"Nëse nuk e doni Kinën në Ballkan, na mbështetni me investime"

Postuar në 12 Nëntor, 2021 20:14

Nëse nuk e doni ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, na mbështesni me investime. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi e sheh të lidhur ngushtë ekonominë e rajonit me politikën. Në një intervistë për Newsweek, Dorde Raduloviç paralajmëron se mënyra e vetme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të konkurrojnë me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan është përmes investimeve të konsiderueshme dhe të qëndrueshme.

Pages

Subscribe to RSS - kina