Keshillii i Mandateve

Pa surpriza, kolegët e duan në pranga. Ai e krahason veten me Fatmir Xhindin

Postuar në 06 Shtator, 2015 22:06

Nuk ka patur asnjë suprizë në vendimin e Këshillit të  Mandateve për t’i dhënë autorizim parlamentit t’ë heqë imunitetin e deputetit Armando Prenga i përfshirë në konfliktin me 7 të plagosur në Laç.

Ashtu sic pritej deputetët e të dyja palëve miratuan kërkesën e Prokurorisë për autorizim nga kuvendi të arrestimit të deputetit që akuzohet  për armëmbajtje pa leje, plagosje të rëndë me dashje dhe kanosje për vrasje. Përfaqësuesit e organit të akuzës argumentuan përpara Këshillit se deputeti Prenga ishte person I përfshirë në konfliktin e armatosur me pjesëtarë të fisit Cali.

Subscribe to RSS - Keshillii i Mandateve