ked

Duhet shkarkuar dhe nxjerrë jashtë sistemit të Drejtësisë

Postuar në 07 Mars, 2020 16:52

Dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi provokoi krizën e Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 07 Mars, 2020 14:58

Zëri i Amerikës ka zbardhur pjesë nga opinioni paraprak i Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky opinion nuk ka edhe aq interes mbi vlerësimet e asaj që ka bërë presidenti. Jo sepse Presidenti në këtë proces nuk ka rëndësi dhe nuk mundet të krijojë situata bllokuese, por për shkak se pritmëritë maksimale janë krijuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe atë që quhet Drejtësia e re.

Avokati i Popullit: Shkeljet e KED dhe boshllëku i krijuar nga vetting, krijojnë kushte për korrupsion

Postuar në 14 Shkurt, 2020 18:07

Për avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, propozimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese krijuan një konflikt mes Presidencës dhe qeverisë, që dëmtoi besimin te reforma në drejtësi.  Ajo thotë për TvT, se edhe procesi i vettingut shkaktoi boshllëqe në organet e reja të drejtësisë.

Reformatorët dhe absurdi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Postuar në 08 Shkurt, 2017 22:14

Politika ka marrë përsipër të tundë themelet e sistemit të drejtësisë në emër të reformës që kaloi me konsensus mesnatën e 21 korrikut, por ashtu siç ka nisur udhëheqësit dhe zbatuesit e reformës tregojnë se kanë dalë vetë nga binarët. U presupozua se 27 Janari hapi një faqe të re të drejtësisë shqiptare dhe historisë së vendit, pasi u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, institucioni i parë që do të ngrihej nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Mirëpo pa u shuar jehona e goglave të shortit rezulton se

Dhuratë nga ekspertët e shquar/Kushtetuta e re inaugurohet me pamundësi zbatimi

Postuar në 16 Gusht, 2016 12:08

Ashtu siç pritej Presidenti i Republikës ka deklaruar sot zyrtarisht se nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtëi, që duhet të niste sot, pesë ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Në një njoftim të posaçëm, zyra e Bujar Nishanit ka sqaruar arsyet ligjore dhe kushtetuese pse e pamundësojnë shortin, duke iu referuar bllokimit që krijon përplasja në afate mes neneve 149 dhe 179 i ndryshimeve të reja kushteuese:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në dhjetor. Presidenti nuk hedh short në gusht, pas çorbës kushtetuese të ekspertëve të shkëlqyer

Postuar në 13 Gusht, 2016 16:42

Presidenti i Republikës nuk do të hedhë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi brenda 16 Gushtit. Kushtetuta e re ia kërkon Nishanit që të hedhë shortin pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi, por për të bërë këtë gjë, kreut të shtetit i duhet të bazohet në ligjin organik për Këshillin e Emërimeve, i cili ende nuk është miratuar.

Subscribe to RSS - ked