katsifas

Nga kush duhet të shqetësohemi? Nga kërcënimet e Dendias, apo miqësia "monumentale" e Turqisë?

Postuar në 22 Gusht, 2019 21:48

Gazmend Kapllani ka shkruar sot diçka për qëndrimet e ministrit të Jashtëm grek Dendias që ka kërkuar nga Shqipëria të zbardhë arsyet dhe rrethanat e vrasjes së Konstandin Katsifas në Bularat.

Dy fjalë mbi ngjarjet e Bularatit dhe klima problematike e marrëdhënieve shqiptaro-greke

Postuar në 10 Nëntor, 2018 15:14

Ceremonia e varrimit të të ndjerit në Bularat ditën e Enjte u ndoq masivisht nga auditori shqiptar dhe ai grek. Preferoj të përdor fjalën “i ndjeri” për të mos qenë pjesë e epiteteve të nxituara që u vendosën nga shumë njerëz në të dy anët e kufirit, konkretisht etiketimit si ekstremist apo si hero. Për të shmangur aspektin teknik të përballjes të armatosur me policinë – pasi për këtë do të duhej një diskutim mes profesionistëve dhe një informacion transparent e shterues – mendoj se duhet të shihen disa dimensione politike e strategjike që shoqërojnë ngjarjen në fjalë. 

Bashkia Dropull, ceremoni zyrtare për varrimin e Katsifas: Një këngëtar epirot, pjesë e saj

Postuar në 07 Nëntor, 2018 14:30

Bashkia e Dropullit ka vendosur të paguajë shpenzimet e varrimit për Konstandinos Katsifas, i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Mediat referojnë një deklaratë të nënkryetarit të Bashkisë, Mihal Mano, që ka thënë se

Prokuroria e Athinës nis hetimet për vrasjen e Bularatit

Postuar në 31 Tetor, 2018 14:35

Një prokuror në Athinë do të nisë hetimet për vrasjen e Konstandinos Katsifas, që humbi jetën gjatë përplasjeve me armë në Bularat në datën 28 tetor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke që shkruajnë se dosja është dërguar në Athinë nga zyra e një prokurori në Janinë, pas ankesës së familjarëve të Katsifas. 
Formalisht çështja është hapur pasi e motra e të vrarit ka paraqitur dokumentet që provojnë se Katsifas ka patur kombësi greke dhe për rrjedhojë hetimi mund të hapet edhe në Greqi. 

Subscribe to RSS - katsifas