kampi

Ish-Shefi i SHIU-t me shifra personale

Postuar në 09 Qershor, 2018 18:45

Nëse duam të kuptojmë se çfarë individësh drejtojnë institucionet shqiptare, mjafton të dëgjojmë ata që kur janë në detyrë hiqen dhe shiten si të depolitizuar. Kujtojmë këtu përballje tpublike të këshilltarit të Presidentit, Piro Ahmetaj, apo edhe qëndrimet e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike. Militantë politikë që dëshirojnë të afirmohen me deviza gjoja ideologjike ndonëse në detyrë janë për të tjera cilësi.

Turp për Europën

Postuar në 22 Shtator, 2016 12:29

Natyrisht që vënia e qëllimshme e zjarrit duhet kundërshtuar, ashtu si ndodhi ajo në kampin e refugjatëve në Moria pranë Lesbosit. Dorasit eventualë duhet të ndëshkohen. Por organizatat e ndihmës dhe institucionet e shëndetësisë në Greqi vetë kanë kohë që kanë paralajmëruar, që "hot-spot"-et e tejmbushura janë bomba me sahat. Ishte vetëm një çështje kohe, kur kushtet e padurueshme atje të çonin në një shpërthim të dhunës dhe kaosit.

Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë

Postuar në 12 Mars, 2016 10:30

Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.

Greqia përgatitet të mbajë 150 mijë emigrantë

Postuar në 03 Mars, 2016 09:22

Të paktën 70.000 refugjatë pritet të të qëndrojnë në Greqi vitet e ardhshme. Parashikimi, i shprehur nga ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, është argumentuar me situatën në kufirin me Maqedoninë, që Athina nuk mendon se do të ndryshojë.

Bashkia e Tiranës do të kthejë në qytetet e tyre romët që nuk janë “tiranas”

Postuar në 06 Tetor, 2015 23:41

Më 29 shtator 2015, media shqiptare raportoi se një shtetas gjerman me emrin Gregor Mahr qe rrahur rëndë nga disa romë, pasi kishte hyrë në konflikt me ta në lidhje me ndotjen e ajrit të shkaktuar nga djegia e plastikës në qiell të hapur, tha ai për Vizion Plus.

Sipas Mahr, djegia e plastikës i kishte shkaktuar ajër të rëndë në shtëpinë e tij, një vilë trekatëshe disa qindra metra larg barakave të romëve dhe se në orën 23 të mbrëmjes së 28 shtatorit kishte vajtur me makinën e tij për ta shuar vetë flakën para se të sulmohej nga romët.

Pages

Subscribe to RSS - kampi