Izet Haxhia

Përballja me akuzat e Izet Haxhisë, në fuqi "kodi i heshtjes"

Postuar në 09 Maj, 2018 11:55

Ish-kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet se ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë është i orkestruar nga kryeministri Rama. I pyetur për mbërritjen në Tiranë të ish-truprojës së tij, Berisha ka luajtur për momentin me "kodin e heshtjes", duke mos bërë asnjë koment për akuzat e Haxhisë dhe mundësinë e rihapjes së çështjeve që kanë të bëjnë me vrasjen e Azem Hajdarit dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. 

Ekstradim politik apo shkëmbim me gylenistët?

Postuar në 08 Maj, 2018 21:47

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka ardhur në Shqipëri, ndoshta bashkë me pasojat politike që mund të prodhojnë dëshmitë e tij, nëse drejtësia do të rikonsiderojë akuzat e ngritura për çështje që konsiderohen të mbyllura. Kujtojmë që ekstradimi i njërit prej të dënuarve për vrasjen e Azem Hajdarit vjen pas një refuzimi 12 vjeçar të drejtësisë turke për ta transferuar atë në Shqipëri.

Fatos Klosi “merret në pyetje” publikisht

Postuar në 09 Gusht, 2016 12:19

Një akuzë publike ndaj ish-shefit të ShIK-ut, Fatos Klosi. Jo akuzë politike, por konkrete, bazuar mbi njohuritë operative që Izet Haxhia,mish-truproja e Sali Berishës pretendon se ka për Klosin. Të përfshirë në një debat mbi të shkuarën, Klosi dhe Haxhia kanë hapur disa letra, që janë interes pubik. Cilidoqoftë statusi i Haxhisë në këtë rast, akuzat e tij ngrenë dyshime mbi disa momente të karrierës së Klosit, që nuk mungon sa herë të shfaqet si ekspert i shërbimeve inteligjente etj.. Statusi në Facebook i Haxhiajt është në fakt një marrje në pyetje:

Izet Haxhia: Berisha vrasës i Fatmir Haklajt. Denoncimi në ambasadën e SHBA dhe mëkatet e Shkëlzenit

Postuar në 06 Shkurt, 2016 11:06

Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, ka reaguar ndaj këtij të fundit, pasi i ka përmendur emrin në seancën e kësaj të enjte në parlament, duke e quajtur frikacak, gënjeshtar dhe vrasës të Fatmir Haklajt.

Letra e Haxhisë për djalin e Remzi Hoxhës: Babanë tënd e kanë hedhur në det

Postuar në 19 Tetor, 2015 09:50

Izet Haxhia, ish-badiguardi i presidentit Berisha i arratisur në Turqi, ka reaguar sot në gazetën Dita, ku prononcohet sa herë ka diçka për të thënë. Haxhia ka shkruar një letër për djalin e Remzi Hoxhës, Ardian Hoxhën që po ndërmerr një nismë peticioni për zbardhjen e vendndodhjes së trupit të të atit. Haxhia shkruan se pasi humbi jetën nga torturat e njerëzve të SHIK-ut Sefgjini e Koldashi, trupi i Remzi Hoxhës është hedhur në det nga autorët. Duket se në këtë mënyrë çdo kërkim i mëtejshëm është i pamundur.  

Subscribe to RSS - Izet Haxhia