islami

Xhami apo katedrale? Në Kordoba “rinis” Rekonkusita...

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 00:52

Marrëdhëniet fetare në Europë janë në fije të perit, sado që shumëkush përpiqet që të kalojë tensionet pas formulave të përgjithshme. Përveç shfaqjeve të qarta politike, siç është rasti i rritjes së shpejtë të partive të ndryshme të krahut ultra të djathtë, një incident në Spanjë, ndoshta flet më mirë. Revista e njohur “Foreign Policy” raporton se xhamia më e njohur e Spanjës, xhami a e Kordobës, u zhduk nga Google Maps për dy javë. Nëse kërkoje gjatë mesit të nëntorit për këtë xhami, aty të dilte Katedralja Katolike e Kordobës, e cila ndodhet brenda mureve antike të xhamisë.

Parashikimi: Deri në vitin 2050 ateizmi do të pësojë rënie, ndërsa Islami rritje

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 12:05

Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për herë të parë në histori, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët.

Xhihadizmi: një revoltë gjeneracionale dhe nihiliste

Postuar në 30 Nëntor, 2015 00:22

Franca në luftë ! Noshta. Por kundër kujt dhe kundër çfarë ? Daesh-i nuk nis sirianë për të kryer atentate në Francë në mënyrë që ta shkurajojë qeverinë franceze nga bombardimet. Daesh-i mbështetet te një rezervuar të rinjsh francezë të radikalizuar, të cilët, pavarësisht se ç’ndodh në Lindje të Mesme, kanë hyrë ndërkaq në disidencë dhe kërkojnë një kauzë, një etiketë, një ligjëratë për t’i vënë firmën gjakatare të revoltës së tyre personale. Shkërmoqja e Daesh-it nuk do t’i ndryshojë asgjë kësaj revolte.

Graziano: Islamizmi nuk është kërcënim, por një mundësi

Postuar në 21 Tetor, 2015 18:25

“Fetë si një instrument politik, janë ato me të cilat unë merrem, edhe pse jo të gjitha fetë ndodhen në të njëjtin nivel”. Kështu shprehet Manlio Graziano, një analist dhe historiani i njohur italian, i cili erdhi në Tiranë për të folur mbi veprën e tij të fundit: “Lufta e shenjtë, e shenjta aleancë”. Vepra e analistit italian ka ardhur në shqip nga Ardian Beshajt, si një botim i shtëpisë botuese “Saras”.

"Islami shqiptar, autokton. I vetmi islam europian. Por ai po goditet”

Postuar në 30 Gusht, 2015 19:58

Veton Surroi, publicist e botues nga Kosova, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shqip”, në të cilën bën disa komente për zhvillimet në shoqërinë shqiptare. Surroi është pyetur edhe për problemin e gjallërimit të rrymave të islamit radikal, që sipas tij, po përpiqen të imponojnë një interpretim të ri të isalmit tradicional, apo autkton shqiptar. Për Surroin kjo po ndodh përmes dhunës e parasë. “Jemi të brishtë, jemi të atakuar dhe kështu duhet ta kuptojmë. Shoqëritë tona janë sot të sulmuara nga islami politik, pjesë e këtij sulmi po bëhet në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - islami