isis

Kthesa e Turqisë "turbullon" SHBA-në, Trump akuzon Obamën e Klinton si krijues të ISIS

Postuar në 11 Gusht, 2016 23:41

Mevlut Çavusoglu ftoi Rusinë të kryejë operacione të përbashkëta me Turqinë kundër Shtetit Islamik në Siri. Deklaratat e Çavusoglu në lidhje me operacionet e përbashkëta turko-ruse kundër Shtetit Islamik në Siri vijnë pas takimit mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, ku të dyja palët folën për një ri fillim të ri pas krizës diplomatike që shkaktoi rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat turke në Siri.

Nismë ligjore në Itali pro legalizimit të kanabisit. Saviano: Lazarati kontrollohet nga ISIS

Postuar në 25 Korrik, 2016 17:09

Roberto Saviano, publicisti dhe aktivisti italian, i shumëmediatizuar, ka dalë në mbështetje të legalizimit të kanabisit. Në një video të publikuar në gazetën “La Repubblica”, Saviano thotë se me legalizimin e kësaj droge dhe drogave të tjera të lehta, hapet një sektor i ri ekonomik, financat në Itali fitojnë 8 milirdë euro më shumë dhe u hiqet nga dora grupeve terroriste dhe kriminale gjysma e trafiqeve. Sipas Savianos, Lazarati është qendra botërore e kanabisit dhe kontrollohet nga ISIS përmes grupeve kriminale që i mbështet. Diçka që Ministria jonë e Brendshme nuk na e ka thënë.

Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih

Postuar në 23 Korrik, 2016 11:06

Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.

Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.

Shpërthen Asad: Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Edroganit

Postuar në 07 Qershor, 2016 20:43

Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka mbajtur një fjalim me tone të larta në parlamentin e vendit duke paralajmëruar ofensivë të ashpër ndaj rebelëve dhe forcave mbështetëse të tyre. "Lufta jonë kundër terroristëve do të vazhdojë. Jam i vendosur të marr çdo pëllëmbë tokë që është pushtuar nga kundërshtarët tanë"- deklaroi Asad.

Greqi, sekuestrohet drogë e destinuar për xhihadistët e ISIS

Postuar në 03 Qershor, 2016 11:11

Autoritetet greke kanë sekuestruar në portin e Pireut 26 milionë pilula narkotike, që destinoheshin për xhidistët e ISIS. Siç njoftohet, operacioni u krye në bashkëpunim me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë. Pilulat narkotike me emrin Tramadol, u gjetën në një konteiner që kishte mbërritur në portin e Pireut nga India dhe kishte si destinacion përfundimtar Libinë. Firma që do t’i merrte në dorëzim në Libi, është verifikuar se ka lidhje me shtetin islamik, thonë njoftimet. Një ngarkesë e ngjashme, për llogari të së njëjtës firmë, ishte sekuestruar shkurtin e kaluar në Dubai.

Goditja e radhës e ISIS në Europë, shërbimet sekrete paralajmërojnë rreziqe në Britani, Itali dhe Gjermani

Postuar në 26 Prill, 2016 16:02

Njësi të Shtetit Islamik janë aktive në Europë dhe ato kanë fituar kapacitet për t’iu shmangur monitorimit nga shërbimet sekrete perëndimore. Kreu i Sherbimit Kombëtar Inteligjent në SHBA, James Clapper ka deklaruar dje se njësitë janë operative në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në Itali dhe se ato po përpiqen që të sulmojnë civilët në këto vende. Clapper ka folur në një takim të organizuar nga “Christian Science Monitor” dhe sipas asaj që rezulton, shërbimet perëndimore nuk kanë ndonjë ide se kush është objektivi i radhës.  

 

Vizita e drejtorit të CIA-s në Sarajevë/Arsye, aktiviteti negativ i Turqisë, aktivitetet iraniane dhe riorganizimi i luftëtarëve të kthyer nga Siria

Postuar në 24 Prill, 2016 12:48

Drejtori i CIA-s, John Brenan, vizitoi këtë të premte Sarajevën, në një vizitë të panjoftuar më parë dhe në rrugën e kthimit nga Arabia Saudite. Nuk ka shpjegime zyrtare për arsyet e vizitës, por agjencia serbe e lajmeve, “B92” ka marrë mendimin e një eksperti të terrorizimit, Dzevad Galijasevic, sipas të cilit dy janë arsyet e ardhjes së Brenan në vendin ballkanik: “Arabia Saudite i ka dhënë Brenan të dhëna sekrete që flasin për rritjen e aktivitetit shumë negativ të Turqisë në Bosnje-Hercegovinë, parë nga këndvështrimi i sigurisë.

Assadi fituesi i madh i luftimeve kundër IS

Postuar në 29 Mars, 2016 16:35

Është fare e qartë që IS në Siri dhe Irak është në tërheqje e sipër. Palmyra, qyteti oaz i antikitetit, është futur sërish nën kontrollin e forcave të Assadit. Kjo është e rëndsishme për shkaqe simbolike dhe strategjike, sepse Asadi tashti shtrin pushtetin deri në qendrën e IS - në Raqa. Ndërkohë që ushtria irakiane po përgatit sulmin në Mosul.

Sensibilizim me viktimat, por jo me Turqinë*

Postuar në 25 Mars, 2016 01:43

Që prej vitit 1970, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar vazhdimisht Turqinë për sjelljen e saj ndaj popullsisë kurde në jug të vendit. Megjithatë, situata mbetet ende shqetësuese edhe sot, në vitin 2016.

Me të drejtë shumë njerëz pyesin: Përse Franca dhe Belgjika kanë më shumë rëndësi se Turqia? A nuk janë turqit të barabartë me francezët dhe belgët? Për Europën e vlerave dhe të parimeve, jeta e njeriut nuk është e njësoj e vlefshme? Përse ky standard i dyfishtë?

Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre dhe ajo është: Vetë Turqia.

ISIS merr përsipër masakrën në Bruksel, publikohet foto e tre të dyshuarve

Postuar në 22 Mars, 2016 17:36

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimet në aeroportin dhe metronë në Bruksel ku u vranë të paktën 34 persona. Agjencia e lajmeve "AMAQ" e konsideruar si e lidhur me Shtetin Islamik tha se: "Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmesh në me eksploziv dhe mjete shpërthyese martë, duke vënë në shenjestër aeroportin e tyre dhe stacionin e metrosë në qendër të kryeqytetit belg, Bruksel». Mediat belge kanë publikuar edhe një foto nga rrjeti i brendshëm i aeroportit, ky duken tre persona që dyshohet se janë atentatorët e masakrës në aeroport. Video pas shpërthimit:

Pages

Subscribe to RSS - isis