isis

Sunitët në aleancë me ISIS për të destabilizuar Iranin*

Postuar në 09 Qershor, 2017 12:47

Ndryshe nga garancitë e autoriteteve iraniane, sulmet e koordinuara terroriste në Teheran, përgjegjësinë e të cilëve e mori e ISIS, është hera e parë që mosmarrëveshjet mes sunitëve dhe shiitëve u transferuan nga Shteti Islamik në Iran. Kjo është edhe hera e parë që celultat terroriste  arrijnë të depërtojnë në vend dhe të bashkëpunojnë me elementë lokale për të organizuar një sulm të kësaj shkalle.

Videolajm/Sulmi në parlamentin iranian(edhe ai kamikaz), marrë përsipër nga ISIS

Postuar në 07 Qershor, 2017 13:16

Mendohet se nga të dy sulmet kanë vdekur 7 persona.

Videolajm/ISIS shkatërron një Kishë Katolike në Filipine. Presidenti Duerte: Vritini të gjithë, urdhri im është t'ju vrasin

Postuar në 06 Qershor, 2017 08:38

Agjencia e Lajmeve të Shtetit Islamik, Amaq, ka publikuar videon e shkatërrimit të një kishe katolike në Filipine në qytetin e Maraëi. Ata kanë marrë peng priftin, Teresito Seganob dhe 200 njerëz të tjerë. Presidenti Duerte ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë negociim me terroristët, duke shtuar se: “Ju mund të vrisni të gjithë pengjet, por unë nuk do të bisedoj me ju. Urdhëri im është që mbi ju të qëllohet dhe t’ju vrasin”.

McCain: Putin kërcënim më i madh se ISIS

Postuar në 30 Maj, 2017 08:48

Senatori amerikan John McCain deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është kërcënim më i madh për sigurinë globale sesa Shteti Islamik, dhe paralajmëroi se Senati do të promovojë sanksione të tjera kundër Moskës për ndërhyrje të pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. McCain, një anëtar i rëndësishëm i politikës së jashtme në Kongres, i bëri këto deklarata në Australi, ku mori pjesë në një samit për sigurinë.

Egjipti bombardon Libinë pas sulmit vrasës ndaj të krishterëve

Postuar në 28 Maj, 2017 19:06

Forcat Ajrore egjiptiane vijuan sulmet ajrore në Libi për ditën e dytë radhazi, siç raportohet për agjencinë Reuters nga burime të afërta me Forcat e Armatosura egjiptiane. Objektiv kanë qenë kampet ku besohet se fshihen autorët e sulmit me 29 të vrarë nga komuniteti i krishterë.
Reagimi erdhi vetëm disa orë pas sulmit në provincën e Minya në jug të Egjiptit, i cili u mor përsipër nga Shteti Islamik.
ISIS muajin e kaluar vrau të paktën të paktën 45 njerëz në një seri sulmesh kundër pakicës së krishterë në Egjipt. 

ISIS krijon "Facebook-un" e vet

Postuar në 04 Maj, 2017 11:00

Europol bën me dije se Shteti Islamik ka realizuar një platformë të vetën të medias sociale, duke shmangur kështu çdo mundësi kontrolli nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Në një njoftim për shtyp të datës 2 maj, Europol njofton se operacioni që çoi në zbulimin e platformës zgjati 48 orë dhe mori në shqyrtim 2000 materiale të publikuara që konsiderohen se bëjnë pjesë në propagandë terroriste. Në operacion morën pjesë Belgjika, Greqia, Portugalia, Polonia dhe SHBA me synim identifikimin e materialeve të paligjshme, që bëjnë thirrje për dhunë dhe llogaritë prej nga ku origjinojnë ato.

Dramë dashurie FBI-ISIS/Niset të hetojë, martohet me një reper që luftonte në Siri, pendohet dhe kthehet në SHBA

Postuar në 02 Maj, 2017 09:36

Një ngjarje si në filma. Kështu mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një punonjëse të Byrosë Amerikane të Hetimit (FBI) e cila ishte përkthyese me çertifikatë top-secret. Sipas mediave të ndryshme, Daniela Green udhëtoi në Siri në vitin 2014 me detyrën e hetimit të një operativi kyç të ISIS, por ka përfunduar duke u martuar me të. Ajo gënjeu Byronë duke udhëtuar drejt vendit në konflikt dhe duke u martuar me një të dyshuar. CNN shkruan se Departamenti i Drejtësisë e ka trajtuar butë rastin e saj ndërkohë që edhe akzuat u minimizuan.

Amerikanët lëshojnë superbombën në Afganistan

Postuar në 13 Prill, 2017 19:53

Vetëm disa ditë pas bombardimeve me raketa Tomahok ndaj bazës siriane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë sërish fuqinë e tyre ushtarake. Amerikanët lëshuan një bombë të jashtëzakonshme në pozicionet e Shtetit Islamik në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Lajmi bëhet i ditur nga Haretz, që raporton se bëhet fjalë për të ashtuquajturën MOAB, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”, më e fuqishmja në kategorinë e bombave jobërthamore.

Al-Baghdadi pranon humbjen e ISIS?

Postuar në 01 Mars, 2017 14:03

Duket se drejtimi fetar dhe politik i Shtetit Islamik po njeh rënien drastike në terren. Të paktën këtë raporton agjencia ruse “Sputnik”, e cila referon një burim mediatik irakne, rrjetin “Alsumaria”, sipas të cilit lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka mbajtur një fjalim që cilësohet si fjalim lamtumire. 

Al – Baghdadi ka pranuar se organizimi i ISIS ka pësuar humbje në përplajest e fundit në Irak”, shkruan “Sputnik”. Ai madje thuhet se ka bërë thirrje që militantët të strehohen maleve.

Shkatërrimi i Palmiras(video)

Postuar në 13 Shkurt, 2017 09:20

Video është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe paraqet shkatërrimin nga ISIS të sitit të famshëm arkeologjik në Siri.

Pages

Subscribe to RSS - isis