ishulli Guam

Pse Koreja kërcënon me sulm raketor ishullin Guam?

Postuar në 10 Gusht, 2017 17:36

Rrjedhja ndoshta e qëllimshme e informacionit nga ana e Phenianit se do të godasë me raketa ishullin, i cili i takon territorit të SHBA-ve, ka shkaktuar shqetësim në komunitetin ndërkombëtar. Pyetja që ngrihet është pse ky ishull është vënë në shënjestër të liderit të Koresë së Veriut. Përveç faktit se është në një distancë të shkurtër dhe një rakete i duhen vetëm 20 minuta për të mbërritur,  në ishull ka dy baza të SHBA, të cilat zënë një të tretën e zonës. Në këto baza ka shumë avionë  bombardues amerikan.

Subscribe to RSS - ishulli Guam