ish-ministri

Zgjatet agonia për Tahirin

Postuar në 16 Janar, 2019 11:18

Një ditë pas vetëdorëzimit të Kelmend Balilit mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gazeta Panorama shkruan se shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë.Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.

Deklaratë shokuese e Kotzias

Postuar në 20 Nëntor, 2018 11:59

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka bërë një tjetër deklaratë shokuese lidhur me implikimin e zyrtarëve grekë në një rrjet të trafikimit të organeve të fëmijëve.

Gjatë një interviste ai foli për 93 raste të tilla dhe diplomatë të cilët përfunduan në burg pas denoncimit nga Ministria e Jashtme. 

Të tjera telashe për Sajmir Tahirin

Postuar në 03 Nëntor, 2017 20:41

Të tjera telashe për Sajmir Tahirin pas ndalimit të një 25 vjeçari në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 2 patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm. Për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Sajmit Tahiri, mësohet se 25 vjeçari me inicialet O.S. ka deklaruar se i kishte harruar në makinën miku i tij që ishte shofer i ish-minitrit të Brendshëm. Dy patentat mbajnë gjeneralitetet dhe fotot e Sajmir Tahirit, njëra prej të cilave e lëshuar më 26 korrik 2017.

Maqedonia, drejt kantonizimit apo luftës ndëretnike?

Postuar në 13 Mars, 2017 18:32

Pikëpyetjet për të ardhmen e Maqedonisë shtohen për sa kohë kriza e thellë politike nuk po merr zgjidhje, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar kryesisht nga BE dhe SHBA. Skenari më paqësor do të ishin zgjedhjet e parakohshme, variant që nuk parashtrohet në analizat si të mediave apo dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që e njohin mirë rajonin dhe çështjen në fjalë.  Kështu The Economist flet për një impenjim të ndërkombëtarëve dhe skenarave të luftës që artikulojnë mediat serbe, duke theksuar se rëndësia gjeopolitike është kthyer në rajon.

Kërkohet 3 vite burg për Spiro Kserën

Postuar në 18 Korrik, 2016 11:42

Prokuroria kërkoi sot 3 vjet burg për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera. Ai akuzohet nga prokuroria për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra në aktivitete të zhvilluara për romët dhe shtresat në nevojë. Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Prokurorisë, ish-ministri do të vuajë vetëm 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe uljes së 1/3-es së dënimit. Për tre vartësit e tij Elda Kozaj, Artevis Nene dhe Elisabeta Dodbida u kërkua 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim i cili ulet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Cipras nuk përshiu në qeveri ish-ministrin sepse ishte në dijeni të planit për vrasjen e tij

Postuar në 08 Nëntor, 2015 19:21

Ish ministri grek i rendit ka denoncuar publikisht ekzistencën e një plani për eliminimin politik dhe fizik të tij, duke lënë të kuptohet se ky plan është hartuar nga elementë të inkriminuar, ku të janë implikuar edhe politikanë. Jani Panousis, ministër i rendi, në qeverinë e parë të Aleksis Tsipras, thotë në një intervistë për gazetën greke “Proto Thema”, se detajet e këtij plani, por edhe të dhëna të tjera, i ka përmbledhur në një tekst, të cilin e ka depozituart tek prokurori. I pyetur se përse e ka bërë këtë, Panpousis thotë: “Është një veprim për sigurinë time.

Subscribe to RSS - ish-ministri