irani

Reuters: Marëveshja e re e OPEC për naftën, Putin ndërmjetësoi mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 18:50

Marrëveshja e re mes vendeve të OPEC – eksportuesit e naftës – ka provokuar rritjen e menjëhershme të çmimit të arit të zi. Mediat kryesore dje përcilllnin lajmin se marrëveshja për kufizimin e prodhimit të naftës bruto ishte arritu përkundrejt të gjitha dyshimeve. Kjo sepse brenda OPEC-ut veprojnë anëtarë që kanë antagonizma të mëdha si Irani dhe Arabia Saudie, të cilët duket se i kanë kapërcyer ato në funksion të një interesi më të madh. Kufizimi i çmimive solli rritjen e çmimit dhe mandej rivlerësimin e aksioneve në bursë.

Rusia pajis edhe Iranin me sistemin kundërajror S 300

Postuar në 13 Tetor, 2016 17:35

Rusia ka rënë dakord që t’i shesë Iranit njësi të sistemit S 300 deri në fund të vitit 2016. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Interfax” duke njoftuar kështu nevojat e Teheranit për të forcuar mbrojtjen nga ajri. Sistemi S 300 është efektiv ndaj raketave kruiz, dronëve si dhe avionëve strategjikë dhe atyre taktikë. Më herët Irani ka blerë edhe njësi të sistemit S-300PMU2 “Favorit” për një vlerë prej 1 miliardë dollarësh.

Sistemi është dislokuar së fundmi edhe në Siri duke neutralizuar çdo tentativë për operacione nga ajri nga koalicioni i drejtuar nga SHBA. 

Ish – sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell: Izraeli ka 200 koka bërthamore, të gjitha drejtuar nga Teherani

Postuar në 17 Shtator, 2016 00:32

“DcLeaks.com”, faqja që publikoi kohë më parë materiale të fondacionit Soros, publikon së fundmi disa e-maile të Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit. Në një prej tye, ai dërguar donatorit të Partisë Demokratike, biznesmenit, Jeffrey Leeds, Powell zbulon se Izraeli posedon 200 koka bërthamore dhe të gjitha i ka drejtuar nga Irani. Sipas Powell, Irani nuk do ta përdorë bombën atomike edhe nëse e prodhon atë sepse “në Teheran e dinë që Izraeli ka 200, të gjitha drejtuar drejt Teheranit, kurse ne kemi me mijëra”.

Ish-shefi i Mossad kundër Netanyahut: “Kërcënimi më i madh për Izraelin nuk është Irani, por lufta civile”

Postuar në 31 Gusht, 2016 14:03

Beniamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, thotë shpesh se rreziku dhe kërcënimi më i madh për vendin e tij është Irani. Aq sa jo rrallë Netanyahu ka bërë presion dhe lobim edhe në Washington për të orientuar politikën e Jashtme amerikane drejt qëllimeve të TelAvivit zyrtar. Por ish-shefi i shërbimit sekret izraelit, Tamir Pardo, larguar nga detyra në qershor të këtij viti, thotë se kërcënimi më i madh në fakt është potenciali i një lufte civile në Izrael.

Erdogan luan me dy porta. Zbardhen përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Assad

Postuar në 26 Gusht, 2016 12:54

Turqia e Reccep Tayipp Erdogan duket se ka krijuar koniunkturën për të luajtur mes dy portave të mëdha: Perëndimit dhe Rusisë. Pak ditë pas takimit të sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry me presidentin turk Erdogan, agjencia shtetërore ruse e lajmeve "Sputnik" publikon një intervistë me Ismail Hakki Pekin, ish-shef i Shërbimit Sekret në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë. Sipas këtij zyrtari janë zhvilluar pesë takime informale mes palës turke dhe shërbimit sekret sirian të Bashar Al Asad, dy prej të cilëve në vitin 2015.

Incident mes forcave iraniane dhe atyre amerikane në ngushticën e Hormuzit

Postuar në 25 Gusht, 2016 00:55

Katër anije të shpejta iraniane i janë afruar në distancë të afërt destrojerit amerikan Nitze në ngushticën e Hormuzit. Burime ushtarake amerikane i deklaruan “Fox News” se sjellja e forcave iraniane ishte kërcënuese për sigurinë dhe joprofesionale, duke krijuar situata të rrezikshme që mund të precipitonin. Destrojeri Nitze shoqërohej në atë që ushtria e amerikane cilësoi si lëvizje rutinë në ujëra ndërkombëtare nga destrojeri Mason. Sipas po të njëjtave burime Nitze kërkoi kontakt me radio 12 herë por pa përgjigje, ndërkohë që lëshoi edhe sinjalin e rrezikut.

Ushtria Çlirimtare në Siri e krijuar nga iranianët. Modeli “Hezbollah” po jep fryte për Teheranin zyrtar

Postuar në 20 Gusht, 2016 22:00

Irani është i përfshirë aktualisht në tre fronte ku zhvillohen luftime: Irak, Siri dhe Jemen. Për të përmbushur objektivat e vet, Teherani zyrtar ka konceptuar strategjinë e Ushtrisë Çlirimtare, e cila ngrihet mbi trupat vendase në vendet ku ka kriza. Gjithnjë Irani operon në vendet myslimane ku tensionet për pushtet mes shiitëve dhe sunitëve janë aktive. Ushtria është krijuar nga Garda Revolucionare, e cila sipas kreut të saj, Mohammad Ali Al Falaki, në Siri operon nën komandën e Qassem Soleimani.

Irani lejon ushtrinë ruse të përdorë territorin, Moska dhe Teherani aleatë në mbrojtje të Asad

Postuar në 17 Gusht, 2016 11:41

Nga territori i Iranit u ngritën avionë luftarakë rusë për të bombarduar pozicionet e forcave antiqeveritare në Siri. Një zhvillim që tregon se Moska dhe Teherani po bashkëpunojnë ngushtësisht për të luftuar "armiqtë" e Asad. Siç njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes avionë bombardues Tupolev-22M3 dhe avionë luftarakë Sukhoi-34 u ngritën nga baza ushtarake e Hamedan në Iranin Perëndimor dhe bombarduan pozicione të Shtetit Islamik dhe organizatës Al Nusra në Alepo.

Një korridor që synon të shmangë Kanalin e Suezit

Postuar në 07 Gusht, 2016 18:59

Media iraniane “PressTv” raporton për një projekt të madh infrastrukturtor mes Rusisë, Iranit dhe Indisë, që synon të anashkalojë dhe shkurtojë drejtimin e Suezit. Korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug, diskutimet për të cilin do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit të hënën, synon të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Kaukazin, Azinë Qendrore dhe Europën duke ulur kostot e trafikut aktual.

A po ndryshon politika e jashtme e Turqisë?

Postuar në 20 Korrik, 2016 03:52

Grushti i Shtetit në Turqi ka prodhuar pasoja reale edhe në politikën e jashtme të Ankarasë. Vetëm tri ditë pas përpjekjes për të ndryshuar pushtetin me dhunë, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka ndërmarrë hapin e parë që dëshmon zhvendosjen e politikës turke në raport me një krizë serioze si ajo e Sirisë. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” raporton se të hënën, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Hasan Rouhani, i cili nga ana e vet “ka vlerësuar pjekurinë e popullit turk që dëshmoi se taktikat dorës së fortë nuk kanë vend në rajonin tonë”.

Pages

Subscribe to RSS - irani