Ina Rama

Apeli “përmbys” KLD-në, kthen në punë Ina Ramën. A do të bindet Këshilli?

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:38

Me një vendim të ditës së sotme, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama për t’u kthyer në sistemin gjyqësor, në postin e barazvlershëm me atë që mbante në Krimet e Rënda para se të emërohej kryeprokurore. Ky vendim në fakt është parashikuar në ligj, por ndryshe kishte arsyetuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kështu gjykata ka rrëzuar vendimin e KLD-së, sipas të cilit, Rama, si çdo gjyqtar duhet t’i nënshtrohej konkursit nëse do të donte të punonte në një Gjykatën e Apelit.

Subscribe to RSS - Ina Rama