Ilir meta

Dera e një krize të mundshme kushtetuese paszgjedhore

Postuar në 02 Prill, 2021 00:29

Nëse hap sot faqen e presidencës të shfaqet një njoftim i cili të fton si qytetar që të denoncosh çdo krim zgjedhor. Aty jepen adresa email ku mund të denoncosh dhe bëhet thirrje që të mos qëndrohet pasiv ndaj kësaj situate.

Diversioni i kryeministrit: Ilir Meta mban peng rrugën e PD-së drejt pushtetit

Postuar në 06 Nëntor, 2020 20:54

Fjala e kryeministrit Edi Rama sot në Durrës, në funksion të fushatës “Deputeti që Duam” ilustron më së miri se zgjedhjet e reja që po afrojnë e gjejnë Shqipërinë pa ndonjë ofertë politike. Z. Rama ka gjetur rastin që teksa propagandon punët e qeverisë së tij të merret gjerë e gjatë me kundërshtarët e vet politikë, që sipas tij i ka pas. Lulin dhe Monikën që i sheh në një tog politik, që sipas tij kërcënon demokratët, të cilët nëse votojnë PD-në do kenë peshqesh Monikën dhe Ilirin.

Lideri i Ballkanit bën kurban 4 mandate për të eliminuar Ilir Metën

Postuar në 31 Tetor, 2020 20:50

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot sërish se Ilir Meta – Presidenti – është bërë një lolo. Dhe se atë nuk e solli PS-ja president, por ajo e votoi atë sepse nuk mund ta linte vendin pa president.

Meta: Referendume si zviceranët

Postuar në 30 Tetor, 2020 12:18

Presidenti Meta mbështet idenë e referendumeve, sa herë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës. Në tryezën me temë "Nisma Kombëtare për Referendumin", Meta tha se 22 vjet pas referendumit të fundit që është mbajtur në Shqipëri, nuk mund t’u besohet më politikanëve kur është fjala për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit.

Edi Rama mohon Pazarin e ngjalave: Metën e zgjodhi President Shqipëria. Gramoz Ruçi: Metën e zgjodhi President PS-ja

Postuar në 29 Tetor, 2020 17:06

Në një diskutim në faqen e tij në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbrojtur mendimin se Ilir Metën e zgjodhi president të Republikës, Shqipëria. Sipas tij, “Ne”, d.m.th Ai, nuk kishte votat për të zgjedhur një president tjetër. Por a është e vërteta kështu? Pyetja mund të ketë vlerë për ata që kanë kuriozitet, pasi ruajna Zot, nuk kemi për qëllim të prishim qetësinë e të ngrënit Këlltup karamelet e Edit, që i ngjan përherë e më shumë asaj sëmundjes që të merr pa e ndjerë. Atij arsenikut që të vret pa kuptuar.

Investigim dhe rrugaçëri mediatike

Postuar në 25 Tetor, 2020 14:43

Në Shqipëri ka disa ditë që është zbuluar ai që po quhet skandali i pasaportave. Në qendër të këtij skandali është vënë Presidenti i Repulikës Ilir Meta që akuzohet se ka dhënë shtetësi jashtë kuadrit ligjor dhe për persona me precedentë penalë. Çështja ka dalë në skenë në kontekstin e një tjetër skandali, atij të inceneratorëve dhe është e lehtë të kuptohet se një skandal kundërbalancohet me një skandal tjetër.

Vëllezër afrikanë shpëtoni Shqipërinë!

Postuar në 11 Tetor, 2020 23:18

 

Dhënia e shtetësisë shqiptare nga ana e presidentit tonë një futbollisti afrikan, që ka vetëm rreth dy vjet në vendin tonë, nuk bëri ndonjë bujë të madhe në ato pak media, ku u transmetua si lajm, biles më bëri çudi se gazeta DITA, e cila raportoi brenda dy ditësh dy herë mbi këtë gjë, sot (11 tetor) e hoqi mjaft shpejt këtë lajm nga faqja e saj online.

Truku i zgjedhjeve me "armikun" Ilir Meta

Postuar në 09 Tetor, 2020 19:39

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar sot në Asamblenë e PS-së se kush është problemi i të ardhmes së shqiptarëve. Ai është Ilir Meta.

Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme

deklaroi Rama.

Harareti i dy luanëve të politikës. Vetëm për pasuritë nuk folën ndonjëherë

Postuar në 05 Tetor, 2020 17:30

Po lexojmë të gjithë se Shqipëria është trazuar nga sherri i dy luanëve të politikës: presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Njëri thotë e qeveria po dëmton Shqipërinë, tjetri ia pret se po i hyn në borxh shqiptarëve duke ngatërruar punë.

Edhe Zotin të kishim zënë me gurë, këta nuk duhet t'i kishim kusur

Postuar në 04 Tetor, 2020 15:08

Ka rinisur sezoni menstrual i konfliktit mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti shan e mallkon për Rilindjen, kryeministri zografis mençurinë nëpër stoqe dixhitalë cicërimash tuiteri. Duke folur çuditërisht në emër të shqiptarëve që nuk dihet se për cilën arsye mendon se i përfaqëson. 

Pages

Subscribe to RSS - Ilir meta