ilir mborja

Kushtetuta, WC e maces së Lalëzit dhe koronavirusi kinez

Postuar në 29 Shkurt, 2020 22:38

 

Fort i nderuar Z. President Ilir Meta! 

A e pyeti në fakt Agron Tufën për plagjiaturën gazetari i VOA-s?

Postuar në 06 Dhjetor, 2019 21:33

 

Mbase shumëkush që e ndoqi deri në fund intervistën e Agron Tufës te VOA pati pritshmërinë se gazetari i saj Ilir Ikonomi do ta pyeste azilantin për akuzën kryesore: si i denoncuar me dokumente të pakundërshtueshme për doktoraturën e vjedhur dhe plagjiaturën që pasoi alibinë e krimit të tij akademik. Edhe unë e prisja t’i drejtohej kjo pyetje, por besoj se shpjegimi i mëposhtëm arsyeton bindshëm se kjo pyetje “ka munguar” vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gazetari i VOA-s.

Karrigia

Postuar në 04 Qershor, 2018 21:45

Tregojnë se dikur, diku në një cep të Ilirisë së Poshtëme, rasti e kishte sjellë të mbretëronte një vashë e re me një pamje disi melankolike që quhej Arta. Një ditë, bashkë me shpurën e vet, ajo kishte dalë për gjah. E veshur me kostumin e gjuetisë dhe me harkun e torbën e shigjetave hedhur krahëqafë, e mrekulluar nga meloditë e cicërimave të laureshave magjike, për pak çaste e lëshoi veten të kalëronte e shkujdesur në një kodrinë të pyllëzuar me gjithëfarëlloj pemësh e shkurresh.

Pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Elbasanit Ardian Nezha...

Postuar në 31 Mars, 2018 23:24

Mbasditen e 13 marsit, në qendër të qytetit të Elbasanit përjetova këtë episod: Dy persona civilë më ndaluan dhe njëri prej tyre, pasi më tregoi nga celulari i tij foto dhe një video ku shfaqesha edhe unë, më kërkoi emrin e personit (të panjohur për mua) që ishte filmuar dhe fotografuar krah meje në sportelin e zyrës së Western Union-it përballë Librit Universitar në Tiranë. (Videoja shënonte vitin 2016/../… Ndërsa fotoja e monitorit të brendshëm të ambientit shënonte datën 2018/ 03/ 06).

Gramoz Ruçi, Ilir Meta, feldmarshalli Paulus dhe fustanet e grave...

Postuar në 24 Korrik, 2017 12:01

Beteja e Stalingradit midis forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943, mbahet si një nga përleshjet më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Adolf Hitleri, detyrën për të mposhtur Stalingradin, ia kishte ngarkuar gjeneralit Frederik Paulus. Kur Armata e gjashtë e Wehrmacht dhe Njësia e Katërt e Panzerave ndodhej e rrethuar dhe pa asnjë shpresë, Frederik Paulusi iu lut Hitlerit ta lejonte të bënte një përpjekje që të thyente rrethimin e të tërhiqej, por përgjigjja nga Fyhreri ishte e prerë: “Jo”.

Rroftë Lul Basha, kryeministri i Çadrës së Ilirit!

Postuar në 07 Mars, 2017 18:47

Pas shtyrjes që Parlamenti i bëri dje afatit edhe me një javë tjetër për ngritjen e komisoneve të OMN-së, i bie që Vettingu të fillojë pas 18 Qershorit... Dmth, nëse zgjedhjet nuk shtyhen, por shkohet në to pa përfunduar Vettingu, kusarët që kanë vjedhur e vrarë mund të amnistohen të gjithë... "Çadra Anti-Vetting", falë edhe kulturës sonë mjerane të protestës, duket se po funksionon...

Unë jam Donald Lu

Postuar në 03 Shkurt, 2017 00:42

"Sonte, më 2 shkurt 2017, nën temperatura të ulta të motit, qindra mijëra rumunë, janë ende në sheshin kryesor të Bukureshtit duke protestuar kundër një vendimi të parlamentit të tyre, për të mos lejuar zbutjen e një ligji që ndëshkon të korruptuarit.

Kumuria e Rrugës së Elbasanit

Postuar në 01 Shkurt, 2017 21:57

Shumëkush e cilësoi si tërmet atë që ndodhi me Ylli Manjanin. Për mendimin tim, intervista agresive ndaj qeverisë në “Top Channel” e Ministrit të Drejtësisë, ishte prova më e fundit e Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Pra ishte një tërmet i krijuar me dashje (kundër Saimir Tahirit) për të provuar rezistencën e koalicionit. Sizmiologët shpjegojnë, se, kur lëkundja e tokës është dukuri natyrore, njeh dy faza. Tërmetin kryesor dhe pas-tërmetet që vijnë duke u shuar. Për lëkundje para-tërmet nuk kemi dëgjuar. Patjetër ato ekzistojnë, por njerëzit nuk i kuptojnë.

Subscribe to RSS - ilir mborja