ikja

Ikja nga Shqipëria, alternativë kryesore

Postuar në 10 Mars, 2017 10:28

Revista “Monitor” shkruan sot se prirja për t’u larguar nga Shqipëria po arrin rekorde. Një e dhënë e tërthortë është edhe kërkimi në internet që bëhet nga Shqipëria për azilin. Gjermania është destinacioni kryesor dhe sipas Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim kërkimi në internet, përmes motorit Google, për azilkërkimin është kryer 587 mijë herë. Kjo për vitin 2016 kur ikja kapi përmasa të mëdha. Më e keqja është largimi i të rinjve, pasi azilkërkuesit shqiptarë I përkasin në masën 45% grupmoshës, 18-34 vjeç.

Çfarë do të thotë "jo-ja" e referendumit në Itali, a do të bjerë sistemi bankar me ikjen e Renzit?

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 10:40

Analistët kanë frikë se "Jo-ja" e referendumit do ta çojë Italinë në një paqëndrueshmëri politike me pasojë falimentimin e disa bankave dhe efektin domino në Spanjë, Gjermani dhe Francë, duke paralizuar praktikisht tërë sistemin bankar evropian.

Shumë prej bankave italiane janë rrënuar nga kreditë e këqija dhe kanë nevojë emergjente për rikapitalizim. Bashkimi Evropian kërkoi para disa muajsh nga kryeministri Renzi të ndiqte pak a shumë të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia, metodën e "qethjes" së depozitave në bankat italiane.

Dekurajimi, arma e fshehur e minidiktaturës

Postuar në 11 Gusht, 2016 12:47

“Dëshpërimi më i thellë që mund të pushtojë një shoqëri është dyshimi se të jetosh ndershmërisht është e kotë”, thotë shkrimtari dhe gazetari italian Corrado Alvaro, duke prekur ndoshta një nga çështjet më të rëndësishme të shoqërisë së sotme, e sidomos të marrëdhënies prind-fëmijë, për çështjen e edukimit për të nesërmen.

“Intermexo” - Mbreti Zog një ditë pas pushtimit

Postuar në 08 Prill, 2016 21:53

Për 7 prillin pushtimin e Shqipërisë nga Italia, është folur dhe është shkruar aq shumë sa na i kanë dhënë të plotë tablonë e kësaj ngjarjeje të rrëndësishme të historisë. Arkiva të ndryshme, dokumentarë, fotografi, filmime dhe dokumentacione të kohës, analiza, vlerësime, kritika, intervista,  gazeta, e mjaft të tjera,  kanë dhënë kontributin e tyre të paktë në aspektin historik të gjarjes.

Shqiptarët po dorëzohen sepse janë viktima të betejave të qeverisë*

Postuar në 22 Nëntor, 2015 15:45

Qeveria po mbetet e vetme në betejat e saj për rritjen ekonomike dhe punësimin. Arritja e marrëveshjes me FMN për një mbështetje të re buxhetore, apo vlerësimi pozitiv i kompanive të vlerësimit, Moody’s dhe Standard & Poor’s, megjithëse e kënaqën pa masë qeverinë se arriti të marrë një Eurobond prej 450 milionë eurosh dhe interes, relativisht të mirë, nuk ngjallin shumë shpresë te popullata.

Pse nuk iknin shqiptarët para se Shqipëria të ishte një vend kandidat për në BE?

Postuar në 29 Tetor, 2015 15:00

Azilkërkimi në rritje nga shqiptarët është një dukuri që po bie në sy në Europë. Kjo ngase Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe rritja e kërkesave për azil, apo ikja e njerëzve, pasqyron një realitet krize. Një prononcim ka dhënë me këtë rast edhe mikesja e Partisë Demokratike, eurodeputetja Doris Pack, e cila e kërkon një përgjegjësi edhe te kryeministri Edi Rama: “Nuk e kuptoj, pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo?

Shqipëria ka dështuar

Postuar në 20 Tetor, 2015 21:50

Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria është një shtet i dështuar. Kjo është edhe arsyeja e ikjes në masë të shqiptarëve, dukuri kjo që sipas tij po shoqërohet me mesazhin e keq se edhe ata që rrinë as që angazhohen. “Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.

Eksodi, i shpjeguar nga Ballkani

Postuar në 13 Shtator, 2015 15:24

Që kur Maqedonia deklaroi gjendjen e emergjencës në zonat e saj kufitare në fund të gushtit, “Rruga e Ballkanit” është bërë e njohur.
Deri në 3000 refugjatë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, mbërrijnë në vendin e vogël jugor evropian çdo ditë. I njëjti numër kalon kufirin me Serbinë dhe Hungarinë – shumica e të cilëve shpresojnë të arrijnë në Gjermani.

Pages

Subscribe to RSS - ikja