Ibrahim Kodra

Tërhiqet Ministria e Kulturës, eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk do të lëvizin nga Ishmi

Postuar në 11 Shkurt, 2016 16:25

Eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk do të zhvarrosen nga Ishmi, aty ku edhe piktori prehet prej 10 vitesh. Ceremonia e rivarrimit në Tiranë të kodrat e liqenit artificial pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës e parashikuar për të premten e 12 Shkurtit është anuluar. Në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, thuhet se dy ekzekutuesit e testamentit të piktorit, njëherash përfaqësuesit e Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu, kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë ose Durrës.

Rivarrimi në Tiranë i Ibrahim Kodrës, Kumbaro plotëson kërkesën e Behgjet Pacollit

Postuar në 07 Shkurt, 2016 12:29

Pas protestës së banorëve të Ishmit kundër zhvendosjes së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, Ministria e Kulturës ka sqaruar se vendimi për rivarrimin në kryeqytet të piktorit të madh shqiptar erdhi pas kërkesës së Behgjet Pacollit dhe Fatos Faslliut, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës.

Subscribe to RSS - Ibrahim Kodra