holanda

Diskutohemi jo vetëm për vizat, nuk meritojmë as statusin kandidat

Postuar në 22 Gusht, 2017 19:44

Raporti i policisë dhe prokurorisë holalndeze mbi kriminalitetin shqiptar është shqetësim politik në Hollandë dhe debati po shtrohet në nivel politik. ABC News raporton për një  shkresë prej 12 pikash që deputetë të parlamentit ia kanë përcjellë ministrisë së Jashtme dhe asaj të Sigurisë, ku mes të tjerash kërkojnë sqarime përse Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat, kur nuk ka përmbushur kushtet.

Holanda vendos ekstradimin e Arben Frrokut

Postuar në 16 Maj, 2017 18:26

Holanda ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, pasi sipas tij në Shqipëri i është bërë një gjyq politik. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë-raporton shqiptarja.com

Holanda i thotë “jo” ekstremit të djathtë

Postuar në 16 Mars, 2017 08:41

Holanda ka qetësuar disi ankthin e Euroës nga ekstremi I djathtë teksa kryeministri i qendrës së djathtë, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet përballë Geert Ëilders, një politikan antiislamik dhe anti – BE. Rutte deklaroi pas zyrtarizimit të fitores se holandezët hodhën hapin  e parë për t’I thënë “stop” një populizmi të gabuar si ai që u pa në Britani dhe SHBA.

Variante të ndryshme nga BE për hapjen e negociatave. Hollanda e Greqia kërkojnë që vendimi të merret pas zgjedhjeve të qershorit

Postuar në 16 Nëntor, 2016 16:04

Hapja e negociatave varet nga zbatimi i Vetting-ut” ka qënë kjo deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim në Komsiosion Europian, Christian Danielsson. Gjatë një konference me Ministren e Integrimit Klajda Gjosha ai tha se Shqipëria duhet të bëjë hapa konkretë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Johan Cruyff ndërron jetë

Postuar në 24 Mars, 2016 15:55

Johan Cruyff, ish-futbollist i Ajax dhe Barecelona, ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri. I konsideruar ndër më të mirët e të gjitha kohërave, ai shkëlqeu edhe me kombëtaren holandeze në kampionatin botëror të vitit 1974.

Holanda ashpërson masat kundër azilit. Ndërpritet strehimi dhe ushqimi për ata që nuk duan të ikin

Postuar në 30 Gusht, 2015 11:44

Është folur shumë vetëm për Gjermaninë, por së fundmi edhe Holanda, parashikon ashpërsimin e masave kundër azilkërkimit. Në planin e qeverisë është menduar edhe heqja e ushqimit apo shtretërve për ata që nuk klasifikohen si refugjatë dhe kjo do të ndodhë brenda disa javësh. “Reuters” shkruan se nismën për këtë plan e ka marrë kryeministri, Mark Rutte, që ka ndërmend të mbyllë 30 qendra rajonale të strehimit të azilkërkuesve duke nisur nga muaji nëntor. Kushtet elementare të jetës do të ofrohen në gjashtë qendra kokbëtare, por për ata njërëz që pranojnë të largohen. Të tjerët do të dëbohen.

Thomas van Linge, 19 vjeçari që realizon hartat e luftës siriane

Postuar në 19 Gusht, 2015 18:35

Kemi parë shpesh harta të përdorura në media ku tregohet lëvizja e grupeve terroriste si ISIS.

Pages

Subscribe to RSS - holanda