hindu

Vendim gjykate/Taj Mahal, tempull mysliman, jo hindu

Postuar në 30 Gusht, 2017 14:35

Një gjykatë në Indi ka vendosur se Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur. Gjykata ka zgjidhur një debat mes myslimanëve dhe hinduistëve për origjinën e tempullit. Shërbimi arkeologjik indian që mbron monumentet me rëndësi kombëtare ka dhënë pikëpamjen e tij në përgjigje të një peticioni të nënshkruar nga nga 6 avokatë që deklaronin se tempulli që ndodhet në qytetin e Agras në origjinë quhej Tejo Mahalava dhe i dedikohej perëndisë hindu, Shiva.

Lutje perëndeshës Swasthani dhe zotit Shiva

Postuar në 22 Shkurt, 2016 18:33

Besimtarët hindu në Nepal luten në bregun e lumit Hanumante. Në Nepal po zhvillohet festivali i Swasthani Bratakatha që zgjat një muaj, sipas Shkrimeve të shenjta që i dedikohen Perëndeshës Swasthani dhe zotit Shiva. Gratë e pamartuara luten që të gjejnë një burrë të mirë, ndërsa gratë e martuara luten për jetëgjatësinë e burrave të tyre. 

Subscribe to RSS - hindu