hetimi nderkombetar

NATO bën thirrje për hetim ndërkombëtar për helmimin e Alexei Navlany-t

Postuar në 04 Shtator, 2020 23:00

Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar ndaj Rusisë lidhur me programin e saj për gazrat nervorë, ku përfshihet edhe Novichok, që thuhet se u përdor për helmimin e liderit opozitar, Alexei Navalny.

Qeveria ruse duhet të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për një hetim të pavarur ndërkombëtar. Ne po ashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vërë në dispozicon të gjithë dokumentacionin për programin  Novichok

Disa mendime mbi idenë e hetimit ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar

Postuar në 20 Maj, 2020 02:10

Pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës Ilir Meta në disa deklarime publike është shprehur ndër të tjera se:

Kina refuzon hetimin ndërkombëtar për koronavirusin

Postuar në 26 Prill, 2020 12:28

Kina kundërshton nisjen e një hetimi ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit në Vuhan. Nisur nga akuzat e nivelit të lartë dhe spekullimet e shumta, pala kineze mendon se një hetim i tillë nuk udhëhiqet nga kërkesa shkencore, por motive politike. 

Një hetim i tillë është politikisht i motivuar dhe do të zhvendoste vëmendjen dhe burimet e kinës në luftën kundër pandemisë. Nuk mendoj se dikush do të bjerë dakord me një hetim të tillë. Nuk i shërben askujt

u shpreh për BBC-në, ambasadorja kineze në Britaninë e Madhe Chen Wen.

Zaev në Kosovë: Dakord për hetimin ndërkombëtar për rastin Kumanova

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 14:15

Zoran Zaev ka mbërritur në Kosovë në një vizitë të parë të një kryeministri maqedonas në shtetin më të ri të Ballkanit. Nga raportimet e ndryshme duket se vizita ka qenë e suksesshme po të gjykohet nga numri i marrëveshjeve të nënshkruara dhe nga fakti se është rënë dakord për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta mes të dyja qeverive. Konkretisht janë nënshkruar 19 marrëveshje bilaterale, 16 dokumente tjera dhe ndërkohë 20 marrëveshje tjera janë në pritje për t’u firmosur, vendime që merren në kontesktin e një marrëdhënieje ndërshtetërore që konsideron se nuk ka probleme.

Mohimi i hetimit ndërkombëtar për CEZ dhe “pavarësia e Shqipërisë” si gjethe fiku

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:25

Cilado qofshin mëkatet e opozitës së sotme dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të paktën për aferën e CEZ, mund të thuhet se socialistët dhe kryetari apo lideri i tyre kanë gisht dhe kanë futur turinjtë mbaraz. Debati kaotik që u zhvillua muaj më parë nxori në dritë lidhje të shkurtra për operacione kontraktore si mbledhja e borxheve të CEZ, lojëra të dyshimta nga ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i ERE-s me çmimin e energjisë në funksion të fitimit.

Pse ministri Gjiknuri e quan absurd hetimin ndërkombëtar për CEZ?

Postuar në 04 Nëntor, 2015 09:26

Qeveria nuk do të mbështesë asnjë hetim ndërkombëtar për çështjen CEZ dhe paralelisht do të kallëzojë në Prokurori ish-kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Arsyet pse qeveria nuk është pro një hetimi ndërkombëtar i ka zbuluar ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili është I kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre gjatë negociatave për marrëveshjen e mirëkuptimit me kompaninë çeke.

Subscribe to RSS - hetimi nderkombetar