Health Consumer Powerhouse

Shqipëria, me shërbimin shëndetësor më të dobët në Europë

Postuar në 26 Shkurt, 2019 15:37

Indeksi i Shëndetit Konsumator 2018, i matur nga instituti suedez Health Consumer Powerhouse, ka treguar se Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete evropiane për cilësinë e shërbimit shëndetësor, ndërsa listën e kryeson Zvicra për një kujdes shëndetësor pothuajse të përkryer. Pavarësisht promovimit të rritjes së cilësisë së shëndetit, në fakt duket se peshorja anon në anën e kundërt. Vendi ynë, krahasuar me një vit më parë, ka rënë tre vende duke u renditur i fundit, ndërkohë që në indeksin e vitit të mëparshëm, Shqipëria linte pas Rumaninë, Malin i zi dhe Bullgarinë.

Subscribe to RSS - Health Consumer Powerhouse