Haxhi

Tre largime nga kreu i Financave

Postuar në 13 Shkurt, 2020 16:11

Një muaj më parë iku zv. ministri Erjon Luçi. Pak ditë më parë larguan zv. drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Currin. Sot radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi.

Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë -, citohet Haxhi.

Arsye zyrtare nuk ka për këto largime, por mesa duhet procesi i fiskalizimit me shkeljen e afateve ka krijuar tensione në Ministrinë e Financave.

Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.

Bilanc tragjik nga fluksi i madh i pelegrinëve në Mekë; 310 vetë të vdekur e 450 të plagosur

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:52

Zyrtarë të Arabisë Saudite bëjnë të ditur se të paktën 310 persona kanë gjetur vdekjen gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë dhe po ashtu, 450 persona të tjerë janë plagosur nga shkelja mbi njëri-tjetrin. Një problem i tillë është i përvitshëm në Mekë, gjatë ceremonive të Kurban Bajramit, për shkak të dyndjes së peligrinëve në vendet e shenjta. Mbi 1 milion pelegrinë ndodhen aktualisht në Mekë dhe numri pritet të arrijë në 2.2 milionë deri fundjavën e ardhshme.

Subscribe to RSS - Haxhi