Hashim thaçi

Pa frikë! Nuk japim asgjë. Vetëm do marrim

Postuar në 16 Shtator, 2018 15:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi poston në faqen e vet në Facebook këtë shënim, përmes të cilit ai u përgjigjet atyre që i quan skeptikë. Janë fjali të përsëritura dhe që përsëriten por pa sjellë ndonjë garanci serioze: 

I keqpërdoruri i madh, Hashim Thaçi

Postuar në 13 Shtator, 2018 21:47

Sa më shumë kalon koha aq më shumë po kuptohet se në debatin për kufijtë e Kosovës, Hashim Thaçi është i keqpërdoruri i madh. Përtej mungesës së transparencës për origjinën e idesë së tij për shkëmbim territori, preisdenti kosovar po gjendet vetëm në një situatë ku nuk e ndihmon dot kush. E ca më keq, ku versioni i lënies në baltë është llogaria më e thjeshtë politike.

Unë jam Hashim Thaçi! Unë "kam një ëndërr"!

Postuar në 28 Gusht, 2018 19:04

Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH

E dhinë punën!

Postuar në 08 Janar, 2018 21:04

Në nëntor të vitit 2014 ambasadorja amerikane në Kosovë, Trejsi An Xhejkobson, i dha de facto fund krizës së stërzgjatur  me një fjali shqip: “Mos e dhi punën!”.

“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip: Mos e dhi punën!”, u shpreh Xhejkobson para studentëve dhe aktivistëve të lëvizjes “Fol”.

"Prezenca e Hashim Thaçit më detyron të bojkotoj Samitin e Diasporës"*

Postuar në 18 Nëntor, 2016 09:17

Në Tiranë më datë 18-20, do të organizohet për herë të parë Samiti i Diasporës shqiptare. Personalisht u jam shumë mirënjohës e faleminderues, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorisë së Diplomacisë Publike të qeverisë shqiptare, për ftesën dhe për dërgimin e rregullt të informacioneve, me qëllim që të më bëhet më i lehtë udhëtimi për pjesëmarrje në Samitin Diasporës në Tiranë.

Tallava kundër sovranitetit të Kosovës

Postuar në 15 Shkurt, 2016 14:07

Derë për derë, kudo ku është, këto ditë popullatës shqiptare i kanë ardhur dy ftesa për datën 17 shkurt: ftesa e qeverisë dhe mbështetësve të saj nga shoqëria civile që të festojë, këngë e valle pa ia nda; dhe ftesa e opozitës në Kosovë që popullata të ngrihet në nivelin e popullit, domethënë në kuptimin e tij modern, si bartës i sovranitetit dhe sovran. Data 17 shkurt është kështu data ku secili shqiptar e anëtarëson veten, në popullatën e ahengxhinjve ose në popullin si sovran.

Kuvendi i Kosovës gati për Gjykatën Speciale, veteranët godasin Thaçin me shishe: “Je hajn”!

Postuar në 03 Gusht, 2015 15:11

Parlamenti i Kosovës po përgatitet për të votuar krijimin e GJykatës Speciale që do të hetojë krimet e luftës, pasi palët politike aleate në qeverisje, deklarojnë se janë gati. Bindja e deputetëve të partisë së Hashim Thaçit, PDK, për të votuar pro, ka qenë e vështirë. Por ndërkaq veteranët e luftës po vazhdojnë protestën e tyre para selisë së Qeverisë së Kosovës. Ata kërkojnë përfundimin e listave të veteranëve dhe mos votimin e Gjykatës Speciale. Madje kanë gjuajtur me shishe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, duke i thirrur “hajn, hajn”.

Pages

Subscribe to RSS - Hashim thaçi