hapja

Shqipëria dhe Maqedonia pranë hapjes së negociatave

Postuar në 22 Shkurt, 2018 18:23

Gazeta gjermane “Die Welt” i kërkoi  Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn një vlerësim se kur Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin ftesën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pavarësisht skepticizmit, Brukseli duket se do të japë dritën jeshile në verë, të paktën sipas projeksioneve të zyrtarit të lartë europian.

Arabia Saudite lejon hapjen e kinemave

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 17:43

Pasi lejoi që gratë të drejtojnë makinat dhe u bë vendi i parë në botë që u dha shtetësi robotëve, Arabia Saudite hoqi “moratotiumin” e ndalimit të kinemave duke lejuar përsëri hapjen e këtyre zonave rekreative siç njoftoi Ministria e Kulturës së këtij vendi. Sipas të njëjtit burim, autoritetet do të lëshojnë licenca operative për hapjen sërish të kinemave pas 35 vitesh ndalim.

Hapja e dosjeve tani, apo do u lihet brezave?!

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 08:24

Ka një reshtje të shumë zërave që janë shprehur deri më tani pro apo kundër të gjithë procesit të “Hapjes së Dosjeve”. Dhe, kjo e ka një kuptim, pasi Autoriteti që do merret me procesin sapo është ngritur dhe ka filluar të hedhë hapat e parë organizativë.

Dosjet nuk hapen as kësaj radhe

Postuar në 16 Qershor, 2016 21:58

Dosjet, ato ku ende gjithfarë pseudonimesh, jetojnë pa u identifkuar, nuk do të hapen as këtë sesion parlamentar. Politika, edhe qeveria e tanishme, e ka shumë të vështirë t’u thotë shqiptarëve ja krimi i Diktaturës. Kanë kaluar 25 vjet, por mbulimi dhe fshehja janë e vetmja fotosintezë për këtë politikë që nuk lëshon pe, nuk i hap rrugë të ardhmes, në emër të një instrumenti që tanimë është thjesht dhe vetëm taktik.  Daut Gumeni, një publicist që vjen nga përndjekja politike, thotë për “Javanews” se kjo që po ndodh tregon se “procesi nuk ka vëmendjen e duhur”.

Dosja e mbyllur e ligjit të dosjeve

Postuar në 16 Shkurt, 2016 15:21

Rreth 10 muaj më parë parlamenti miratoi ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” ose siç njihet ndryshe, ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Ligji u trumbetua si sukses, zhvillim me vlerë historike dhe një akt konkret që bashkon Shqipërinë me vendet e tjera, të cilat prej vitesh kanë ndërmarrë akte ligjore për ndarjen e drejtë me të kaluarën.

Hapja e dosjeve/Autoriteti do të japë informacione nisur nga viti 2017

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 20:58

Kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola deklaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” përmes së cilës flet për procesin e hapjes së dosjeve konform ligjit të miratuar në Parlament. Kola shprehet se ka zvarritje burokratike, se ka vonesa, por edhe mungesë vullneti. Sipas tij, Autoriteti përkatës, i ngarkuar me këtë punë, do të jetë funksional dhe do të japë të dhëna në vitin 2017. “Procesi është jashtë mase i vonuar. Duhej të kishte filluar tashmë!

Heqje taksash, ofertë për anëtarësime masive në PS

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 17:00

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Kukës ku ka zhvilluar disa takime me banorë dhe ka folur për situatën ekonomike në vend. Edi Rama ka deklaruar se kjo që po ndërmerr qeveria është një kurs i vështirë reformash, të cilat do të japin efekt pozitiv ndryshues për 20 vitet e ardhshme. Energjia, taksat, formalizimi, edhe ai i bujqësisë, janë sipas tij hapa të domosdoshëm për t’u quajtur shtet normal, por edhe për të çliruar energji në ekonomi. Formalizimi në bujqësi lidhet me akordimin e fondeve dhe në këtë kuptim, nisma e qeverisë nuk pse t’i trembë fermerët.

Guri i fundit i dominosë

Postuar në 09 Nëntor, 2015 20:56

Ilir Demalia dhe libri i tij 

Ata që e jetuan ndodhinë, atë që ne sot e përmendim me emrin 2 Korriku apo Ambasadat, nuk mund ta harrojnë, në cilindo krahë të barrikadës politike ishin dje apo janë ende sot.

Pages

Subscribe to RSS - hapja