hans kluge

OBSH, kritika Europës për ritmin e ngadaltë të vaksinimit

Postuar në 01 Prill, 2021 12:45

OBSH kritikon Europën për ritmin e ngadaltë të vaksinimit. "Vaksinat janë mënyra jonë më e mirë për të dalë nga kjo pandemi ... Sidoqoftë, fillimi i këtij procesi është në mënyrë të papranueshme i ngadaltë" dhe "po zgjat pandeminë", tha drejtori i OBSH-së për Evropën në një deklaratë, Hans Kluge.

OBSH vlerëson se rritja e aktuale e numrit të rasteve të koronavirusit në Evropë është më shqetësuesja.

Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.6 milion njerëz janë prekur nga COVID-19 në 51 vendet e Evropës javën e kaluar – java e gjashtë radhazi që shënon rritje.

OBSh: Do të jenë 6 muaj të vështirë për Europën

Postuar në 20 Nëntor, 2020 12:49

Organizata  Botërore e Shëndetësisë, që ka ndryshuar disa herë qëndrimet e veta publike gjatë pandemisë, ka bërë një parashikim për fundin e saj.

Ka dritë në fund të tunelit, por do të jenë 6 muaj të vështira. Europa është sërish në epiqendër të pandemisë, bashkë me SHBA. Një person vdes çdo 17 sekonda

është shprehur Hans Kluge drejtori për Europën në OBSh.

Sipas tij në Europë janë verifikuar 28% e rasteve me CoVid-19 në shkallë globale dhe 26% e vdekjeve.

Apeli i OBSh: Mos reduktoni periudhën 14 ditore të karantinimit

Postuar në 17 Shtator, 2020 21:17

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, ka bërë thirrje që karantina 14 ditore për personat e izoluar nuk duhet reduktuar. Sipas tij, në kushtet e tanishme, çdo lëshim do të kishte pasoja të mëdha në përhapjen e CoVid-19 në Europë, ku po verifikohet një rritje alarmante e numrit të të prekurve. 

Kluge ka shtuar se diskutimi për reduktimin e periudhës 14 ditore të karantinimit duhet të diskutohet në nivel shkencor në mënyrë që vendimet të mos jenë të pambështetura. 

Subscribe to RSS - hans kluge