Hajrie Rondo
Humbet betejën me kancerin Hajrie Rondo
Ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare, Hajrie Rondo një nga aktoret më të spikatura të teatrit dhe kinemasë shqiptare. E lindur në vitin 1951 në Delvinë ajo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Gjendja e saj u përkeqësua në vitin 2013 kur nisi një kalvar të gjatë terapish kundër dy sëmundjeve që prekën shëndetin e saj. Rondo do të mbahet mend për rolin e Tanës në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit, ndërsa ka intepretuar në filma si “Kush vdes në këmbë - (1984) në rolin e Linës.