Hahn

Hahn i kërkoi Metës zhbllokimin e marrëveshjes me Greqinë

Postuar në 18 Korrik, 2018 09:31

Në vizitën që pati në Tiranë Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn takoi edhe Ilir Metën, një takim që zgjati fare pak për të cilin presidenca përcolli një njoftim të shkurtër, ku në thelb ishte qëndrimi i Metës që në negociatat me BE të ketë gjithëpërfshirje. 

Reforma në drejtësi në prag të "katastrofës", e kupton edhe Hahn

Postuar në 17 Korrik, 2018 17:29

I ardhur në Tiranë për të ashtuquajturin procesin screening (përshtatja me legjislacionin e BE) që i paraprin hapjes së negociatave, komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn u kthye në zëdhënësin e qeverisë, duke i kërkuar opozitës të japë konsensusin për amendimin e ligjit "Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve".

EURACTIV: Karrota radhës për Shqipërinë e Maqedoninë

Postuar në 22 Prill, 2018 20:18

Me titullin “Karrota për Shqipërinë dhe Maqedoninë, bashkim doganor me Turqinë”, EURACTIV ka pasqyruar një intervistë të Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn ku ai komenton zhvillimet e fundit dhe arsyet pse Komisioni ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo që lihet të kuptohet është se Brukseli ka ndjekur edhe këtë radhë të njëjtën filozofi me vendet e Ballknanit, atë të karrotës dhe kamzhikut.

Shqipëria dhe Maqedonia pranë hapjes së negociatave

Postuar në 22 Shkurt, 2018 18:23

Gazeta gjermane “Die Welt” i kërkoi  Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn një vlerësim se kur Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin ftesën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pavarësisht skepticizmit, Brukseli duket se do të japë dritën jeshile në verë, të paktën sipas projeksioneve të zyrtarit të lartë europian.

Zgjidhje që mund të jenë lëshime për hir të Europës

Postuar në 20 Janar, 2018 00:03

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn është shprehur për agjencinë austriake, APA, se vendet e Ballkanit që kanë probleme kufitare, ose probleme të tjera me njëri-tjetrin, nuk do të pranohen në BE. 

Ne sigurisht që nuk do të pranojmë ato vende që kanë çështje të hapura me fqinjët. Konfliktet kufitare si Sllovenia dhe Kroacia nuk mund të ekzistojnë më në Union. Sigurisht Serbia duhet të zgjidhë së pari çështjen me Kosovën dhe pastajnka çështje të hapura mes Serbisë dhe Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë

Hahn: Serbia dhe Mali i Zi futen në BE në vitin 2025

Postuar në 19 Janar, 2018 16:31

Serbia dhe Mali i Zi ka të ngjarë të jenë vendet e ardhshme që do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ndoshta në vitin 2025. Kështu u shpreh në një intervistë për Reuters, Komisioneri Europian për Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.

Negociatat e Shqipërisë, Hahn del bosh nga takimi me Kotzias

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 22:20

Pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn të shtunën në Athinë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha se diskutimi ishte i gjerë lidhur me perspektivat e zgjerimit të BE, duke nënvizuar se për çdo zgjerim duhet të jenë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Epiri, Iliria - toskërishtja, gegërishtja*

Postuar në 26 Nëntor, 2017 21:38

J.G. Hahn më 1854 në librin e tij “Studime shqiptare” shkruante se “Populli shqiptar ndahet në dy fise kryesore, në toskë, që banojnë në Shqipninë e Jugut (me gjithë krahinën e Beratit) dhe në gegë, që banojnë në Shqipninë e Mesme dhe të Veriut”. “Kufinin e gjuhës në mes toskëve dhe të gegëve, shkruante ai, e formon Shkumbini ( …); në jug të këtij lumi sot nuk ka ma gegë, por në pjesën veriore të krahinës së Beratit flasin nji dialekt, i cili asht toskënisht, ndonëse ka shumë elementë nga gegnishtja.

"Lajme të mira për zgjerimin e BE-së në dy vitet e ardhshme"

Postuar në 14 Nëntor, 2017 11:56

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” se në dy vitet e ardhshme, do të ketë lajme të mira për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Prapë hapa, pastaj data!

Postuar në 12 Nëntor, 2017 10:49

Ky është mesazhi i qartë që dha pardje në konferencën për shtyp në Tiranë dhe në aktivitetet e tjera Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn. Në përgjigje të kërkesës së përsëritur të kryeministrit Edi Rama mbi çeljen e negociatave të antarësimit në BE duke vlerësuar arritjet, Hahn kërkoi sërish hapa dhe dëshmi e prova të tjera për realizimin e pesë përparësive tashmë të njohura, me theks të veçantë në zbatimin e vetingut dhe luftën ndaj drogës.

Pages

Subscribe to RSS - Hahn