haaretz

Jeruzalemi i humbur

Postuar në 05 Tetor, 2018 20:33

Gazeta “Haaretz” publikon së fundmi pjesë të koleksionit fotografik të Kolonisë Amerikane në Jeruzalem. Historia e Kolonisë është kuriozitet më vete, njësoj si fati i fotografive në fjalë, që na shfaqin para syve, befasitë e një peizazhi natyror, urbanistik, rustik dhe njerëzor që ngjan si i krijuar për nevoja të artit.

Popull i zgjedhur?!

Postuar në 16 Shtator, 2018 17:35

 

Do të doja të takoja përfaqësuesit e asaj shumice absolute, përcaktuese, arrogante dhe patronizuese që rezulton nga sondazhi i fundit i Haaretz dhe t’i pyes: Me gjithë mend e keni? Si ju shkon ndërmend një gjë e tillë? Për kë e keni fjalën? A jeni ju, shumica absolute, kaq të sigurtë se ne (hebrejtë) jemi – të zgjedhur, më të mirë, se ne jemi kampionët, koka dhe shpatullat mbi trupin e të gjithëve?

Tani partner strategjik edhe për Izraelin*

Postuar në 03 Korrik, 2018 16:39

Në fillim të vitit 2012, një vit pas shpërthimit të luftës civile në Siri, Ministria e Jashtme(e Izraelit) propozoi rekomandimet e veta mbi qëndrimin e Izraelit në raport me presidentin sirian, Bashar Al Assad. Ministria e Jashtme rekomandonte denoncimin e gjakderdhjes në Siri dhe apelin për largimin e Assad. Ajo argumentonte se Izraeli nuk mund të mbetej si i vetmi vend perëndimor që nuk e dënonte Assadin, pasi kjo do të ushqente teoritë konspirative se Izraeli preferonte vrasjen në masë si mjet të qëndrimit në pushtet të Assad.

Aventurë apo strategji e Izraelit kundër iranianëve në Siri?

Postuar në 09 Maj, 2018 22:12

Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi tërheqjen e SHBA-së nga marëveshja bërthamore me Iranin dhe kërcënoi se çdo ambicie e Iranit në këtë drejtim do të marrë përgjigje të panjohur më parë, Izraeli i drejtuar nga Beniamin Netanyahu ka treguar forcën me një akt sulmi.

Ekranizohet operacioni i Mossadit që shpëtoi mijëra hebrej etiopianë

Postuar në 09 Maj, 2018 13:58

Mossadi izraelit ka një mënyrë aktive për ta promovuar aktivitetin dhe mitin rreth vetes. Njësoj si partnerët e vet në SHBA, shërbimi i jashtëm izraelit preferon të deklasifikojë materiale të ndryshme që mandej gjejnë rrugën në media.

Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, një gabim i Trump në Lindjen e Mesme*

Postuar në 23 Janar, 2018 11:18

Qëkurse Donald Trump u zgjodh president i SHBA, kam mbajtur shënim vendimet e tij në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duke u përpjekur më kot të gjej ndonjë emërues të përbashkët logjike dhe një strategji të organizuar në bazë të perceptimit tërësor hapësinor. Paul Krugman, çmimi Nobel në ekonomi dhe columnist për New York Times, ka dhënë një shpjegim bindës për këtë në shkrimin e tij të javës së kaluar “Injoranca për shekullin e 21”. Shkrimi thellohet në dy drejtime kryesore:

Pasojat e Brexit ushqejnë idenë e një aplikimi në BE të Izrael - Palestinë

Postuar në 08 Gusht, 2017 21:35

Bashkimi Europian duket se tërheq ende idetë dhe imagjinatën e vendeve në krizë. Edhe pse në krizë ekzistenciale vetë, edhe pse është një union që nuk dëshirohet më aq shumë edhe nga vetë qytetarët e vet, sërish, kostot që po verifikohen me Brexit, e bëjnë atë një model që vështirë se konkurohet. Një opinion në New York Times që theksonte se përfundimi i procesit të Brexit do të rikthente kufijtë për dy Irlandat, ka nxitur idenë e një zgjidhjeje europiane edhe për konfliktin izraelito-palestienz. 

Të dhënat personale të 49.6 milionë turqve publikohen online

Postuar në 05 Prill, 2016 00:39

Pa filluar mirë skandali i “Letrave Panameze” një tjetër rast mund të kthehet në ilustrim për epokën ku jetojmë dhe për faktin se tanimë çdo gjë me rëndësi “ndodh” online. Gazeta e njohur izraelite, “Haaretz” raporton për një rrjedhje gjigande të dhënash në internet nga Turqia. Bëhet fjalë për të dhënat personale, emër i plotë, numër id, gjini etj., të 49.6 milionë turqve. Gazeta u informua për rastin nga një firmë izarelite, “Hacked-DB Security”,  e cila monitoron rrjedhjet e të dhënave nga bazat e të dhënave dhe që në këtë rast vlerëson se informacioni duket origjinal dhe i vërtetë.

Telashe të reja për Netanyahun. Publikohet një foto e tij me Arnaud Mimran, i akuzuar si ideator i një skeme mashtrimi prej 282 milionë eurosh

Postuar në 27 Mars, 2016 06:10

Një foto e publikuar në faqen online “Mediapart” ku paraqitet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një biznesmen gebreo-francez, Arnaud Mimran, ka prodhuar një akuzë të re për kreun e qeverisë në Telaviv. Lajmi është riprodhuar nga e përditshmja “Haaretz”, e cila nënvizon se Mimran është një person që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë mashtruar BE-në në shifrat e 282 milionë eurove.

Pages

Subscribe to RSS - haaretz