gulen

Presidenti turk i kthehet Egjiptit. Kajro zyrtare: Erdogan dhe Al Jazeera, përpjekje për destabilizimin e vendit

Postuar në 17 Nëntor, 2016 09:03

Kemi kohë që dëgjojmë informacione dhe deklarata nga pala turke për largimin e bizneseve të Fetullah Gulen nga Shqipëria. Madje në këtë drejtim, qeveria shqiptare nuk ka munguar të hyjë në veprime konkrete. Por nuk jemi vendi i vetëm që jemi në shënjestër të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan për këtë çështje. Egjipti është një vend tjetër. Në një intervistë të javës së kaluar për rrjetin “Al Jazeera”, Erdogan doli hapur kundër qeverisë egjiptiane, duke deklaruar madje se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e popullit egjiptian për demokraci”.

Gjermania refuzon “spiunët” e Erdogan, nuk pranon gjuetinë ndaj gulenistëve

Postuar në 15 Gusht, 2016 12:51

Policia turke ka kryer bastisje në tri gjykata të Stambollit pas lëshimit të urdhër-arresteve ndaj 173 anëtarëve të administratës së gjykatave në kuadër të hetimit për tentativën e  grushtit të shtetit muajin e kaluar. Ndërkohë, kryebashkiaku i Berlinit tha se  zyrtare turq i ishin afruar duke i kërkuar atij të identifikonte mbështetësit e Gulen në Gjermani,  diçka që ai refuzoi kategorikisht.

Ermir Gjinishi: Kreshnik Spahiu financohet nga lëvizja "Gulen". Njerëz të Gulen edhe në SHISH e Prokurori

Postuar në 20 Korrik, 2016 22:10

Sot në Zululand ka qenë i ftuar Ermir Gjinishi. U fol për grushtin e shtetit në Turqi, dhe për jehonën që kjo ngjarje pati në Shqipëri, ku është krijuar ideja se ka një përplasje mes erdogan-istëve e gulen-istëve. Të parët janë më të qetë sot, por të dytët kanë qenë në momente ngazëllimi në orët e ara të grushtit të shtetit, s'ka gjë se vetë Gulen-i nuk ka marrë përsipër asnjë rol në këtë tentativë për një përmbysje politike në Turqi. Ai është distancuar qartazi nga ata që e kanë bërë grushtin e shtetit.

Fijet e Gylenit në Shqipëri. Letër zyrtare nga Turqia në Shqipëri. Gazetarë dhe ministra në listë pagesa

Postuar në 19 Korrik, 2016 14:54

Faqja online “tesheshi.com” raporton sot për një letër që ka mbërritur në adresë të Ministrisë së Brendshme nga Turqia. “Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

SHBA e gatshme të konsiderojë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e Fetyllah Gulen. Por kërkon prova...

Postuar në 17 Korrik, 2016 12:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin në konsideratë kërkesën e Turqisë për largimin nga vendi të Fetyllah Gulen, nëse Ankaraja zyrtare do të paraqesë prova legjitime për akuzat që bën. Gjatë një konference për shtyp nga Luksemburgu ku ndodhet për një vizitë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se duhen prova në mënyrë që SHBA të gjykojë mbi një kërkesë për Gulenin. Më herët, presidenti turk, Erdogan, deklaroi se "nëse jemi partnerë strategjikë, atëherë duhet të kryhet ekstradimi i një terroristi". 

 

SHBA paralajmëron Turqinë rreth insinuatave për përfshirjen e Washingtonit në grushtin e shtetit

Postuar në 17 Korrik, 2016 09:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas insinuatave të ministrit turk të Punës, se pas grushtit të dështuar të shtetit, qëndron Washingtoni. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cilësoi këto insinuata si false dhe të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Por ndoshta një krizë diplomatike mes dy vendeve është duke u aktualizuar, pas deklaratave të zyrtarëve turq, se kush mbështet Fetyllah Gulenin, është në luftë me Turqinë. Ky i fundit është rezident në ShBA prej 15 vitesh dhe së fundmi kërkohet nga Ankaraja zyrtare si përgjegjës për grushtin e shtetit.

"Shteti paralel” i Gylenistëve vihet sërish në lëvizje në Shqipëri

Postuar në 29 Janar, 2016 15:02

“FETÖ/PDY (Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.) vazhdon të ketë ende një strukturës të fuqishme në Ballkan. Maqedonia, Bullgaria dhe Bosnjë-Hercegovina bëjnë pjesë në vendet, ku kjo strukturë është më aktive. Por nuk ka dyshim që në vend të parë qëndron Shqipëria. FETÖ/PDY në Shqipëri ka shkelur në vitin 1993, duke u angazhuar fillimisht në sektorin e arsimit. Pastaj u orientua edhe në tregti dhe vazhdon të karakterizohet nga një ekspansion i qëndrueshëm sidomos në sektorët e turizmit, energjisë dhe telekomunikacionit.

Pages

Subscribe to RSS - gulen