Grupi PD

PD ndërpret për 10 ditë marrëdhëniet me parlamentin, në pikëpyetje takimi Rama-Basha

Postuar në 28 Maj, 2016 11:06

Grupi parlamentar i PD  u mblodh sot paradite pas përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Demokratët vendosën që të ndërpresin për 10 ditë çdo marrëdhënie me parlamentin,  duke vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin e mazhorancës shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama.

Subscribe to RSS - Grupi PD