Gruevski

Rivotimi në Gostivar përmbys fitoren e Gruevskit

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 09:58

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë kërkesën e Lëvizjes "Besa" për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gostivar, zonë e banuar në shumicë nga elementi shqiptar. Ky zhvillim i hap rrugë një skenari të ri krize pasi mund të barazojë mandatet në 50 me 50 mes dy koalicioneve, duke çuar sërish vendin në zgjedhje. Aktualisht koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE e Gruevskit ka siguruar 51 mandate ndërsa opozita e bashkuar e udhëhequr nga LSDM e Zoran Zaev ka 49 mandate.

Gruevski-ambasadorit të SHBA: Puna jote, vetëm të raportosh

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 21:48

Nikolla Gruevski, i cili doli fitues i zgjedhjeve në Maqedoni ka shprehur hapur pakënaqësi ndaj ambasadorit amerikan, Xhes Bejli dhe atij të bE-së Samuel Zhbogar. Zyra për shtyp e kreut të VMRO-DPMNE ka zbardhur bisedat me tone të larta mes Nikolla Gruevskit dhe ambasadorëve, në të cilat ish kryeministri maqedonas kërkon që faktori ndërkombëtar të qëndrojë anash dhe të mos përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, sidomos në marrëdhëniet ndërpartiake. Më poshtë biseda e zbardhur: 

Bejli: Cilat janë planet e VMRO- DPMNE-së për koalicion?

Diplomacia e PD-së: Në qeveri edhe me Gruevskin, me kusht Marrëveshjen e Ohrit

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 19:27

Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, subjekti më me peshë mes shqiptarëve të Maqedonisë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Takimin e ka njoftuar k y i fundit, i cili ka cilësuar se sugjerimi i PD-së është Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit si  objektiv.  

Bombat e Zaevit rezultojnë shurdhuese. Gruevski fiton për të dhjetën herë në Maqedoni

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 08:47

Nikolla Gruevski është fitues i zgjedhjeve në Maqedoni. Pasi ka përfunduar thuajse çdo gjë me procesin e numërimit, ish-kryeministri që drejtin partinë konservatore VMRO-DPMNE, nuk e fshehu kënaqësinë:

Maqedonia në udhëkryq, partitë shqiptare në luftë me njëra tjetrën

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 22:49

Maqedonia mban këtë të dielë zgjedhjet parlamentare me sfond krizën e thellë politike, protestat anti-qeveritare, bojkotin e parlamentit, korrupsionin e përhapur dhe kriminalitetin, ngjarje dhe fenomene që kanë shoqëruar vendin e vogël ballkanik  gjatë dy viteve të fundit.

Emil Dimitriev, kryeministri i ri i Maqedonisë

Postuar në 14 Janar, 2016 22:56

Emill Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë. Ai mban detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE dhe vjen në detyrë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. “Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me dorëheqjen e kryeministrit mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 24 Prillit janë vulosur, ndryshe Gruevski nuk do të dorëhiqej”, raporton “Zhurnal”.

Forcat e Gruevskit kthehen në Kumanovë, bastisen disa banesa shqiptarësh

Postuar në 28 Tetor, 2015 09:37

Policia maqedonase ka realizuar një aksion të ri policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 maj gjatë konfliktit të armatosur u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur nga Kosova dhe 8 pjestarë të policisë.
Bastisja është bërë në orët e hershme në banesën e Riza Jonuzit, i cili thuhej se ka pasur dijeni dhe kontakte me grupin e armatosur që u fut në Kumanovë edhe pse i njëjti nuk ka marrë pjesë në përleshjet me policinë.

Pages

Subscribe to RSS - Gruevski