greva e urise

E mbani mend grevën e “urisë” së PS-së? Revolucioni moral i politikës shqiptare(video)

Postuar në 12 Shkurt, 2023 23:14

Protesta e opozitës po vihet në lojë, ajo madje po komentohet edhe si antihigjenike për qytetin, pa produkt politik dhe monotone. Meqë jemi këtu sjellim në kujtesë protestën e dikurshme të PS-së, në vitin 2010, kur bulevardi qendror i Tiranës u bllokua nga çadrat e një greve, zyrtarisht urie. E parë me sytë e tanishëm, greva e dikurshme të bën të kuptosh se ata heronj të atyre ditëve të lavdishme, i kishte bashkuar kauza e Shqipërisë që shohim sot. 

Vuçiç vë në veprim karagjozët. Ministri i Mbrojtjes Vulin hyn në grevë urie kundër opozitës

Postuar në 12 Prill, 2019 15:34

Mediat serbe njoftojnë se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin do të hyjë në grevë urie në mjediset e Parlamentit. Sipas gazetës “Vecernje Novosti” ai do të shoqërohet në këtë akt nga 30 anëtarë të parlamentit që i përkasin shumicës qeverisëse si dhe nga disa këshilltarë bashkiakë të Beogradit. 

Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të vënë në dukje “dhunën e kryer nga politikanët opozitarë Bosko Obradoviç, Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiç

Kabllogrami i WikiLeaks: Greva e urisë e vitit 2010 u organizua nga Soros

Postuar në 08 Shkurt, 2017 15:41

Dalin të dhëna të “reja” nga greva e urisë së organizuar nga Partia Socialiste në vitin 2010. Në një kabllogram të pikasur së fundmi, publikuar nga WikiLeaks, ambasada amerikane raportonte asokohe mbi vendimin e PS-së dhe kryetarit të saj, Edi Rama, për të zhvilluar grevën e urisë në bulevardin kryesor të Tiranës.

PS-ja ka vendosur të  hyjë në grevë urie në bulevardin e Tiranës, pasi dështoi në zgjidhjen e problemit zgjedhor me protesta”, shkruan përfaqësuesi i ambasadës amerikane që asokohe drejtohej nga Withers.

Grevistët në Zharrëz dëbojnë Prefektin

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 16:41

Grevistët e urisë në Zharrëz kanë dëbuar Prefektin e Qarkut që ka marrë rol negociatori. Shpërthimet në Zharrëz si pasojë e punimeve të Bankers kanë krijuar dëme në banesa.

Ndjekje penale dhe gjoba për protestën e 8 dhjetorit. Po kampingun e grevave në bulevard e kujton kush?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 19:46

Lufta më e mirë është të godasësh tek paratë. Kështu po vepron edhe qeveria, e cila ka menduar që të gjobisë dhe të kallëzojë penalisht organizatorët e protestës së 8 dhjetorit. “Bashkia e Tiranës, krahas gjobës së vendosur ndaj Partisë Demokratike dorëzon në prokurori preventivin e dëmeve të shkaktuara  gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor. Por, këtë praktike, mësohet se kanë ndjekur edhe Kryeministria, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme.

Subscribe to RSS - greva e urise