greqia

Firmoset marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë

Postuar në 17 Qershor, 2018 11:35

Dy qeveritë e Greqisë dhe të Maqedonisë kanë nënshkruar sot përmes kryeministrave, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev marrëveshjen dyplaëshe që i jep fund debatit shumëvjeçar për emrin. Marrëveshja është firmosur në fshatin Psarades pranë liqeit të Prespës së Madhe dhe në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të OKB-së dhe të BE-së.

Kjo është një marrëveshje me përfitim të ndërsjellë që respekton plotësisht vlerat dhe parimet e popujve

tha kryeministri grek, Alexis Tsipras. 

Zyrtare, themelohet "Maqedonia Veriore"

Postuar në 12 Qershor, 2018 19:55

"Maqedonia Veriore" ose "Severna Makedonija" është emri i dakordësuar mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Këtë e konfirmoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas bisedës së dytë telefonike që kishte me homologun Zoran Zaev.

Mediat greke shkruajnë se kjo zgjidhje i lejon Greqisë "të përvetësojë" historinë e Maqedonisë së lashtë, e cila përdorej si referencë edhe nga vendi fqinj. Të njëjtat burime theksojnë se "marrëveshja parashikon që Greqia të heqë veton vetëm pasi të përfundojë shqyrtimi i kushtetutshmërisë nga Shkupi.

"Greqia, partneri strategjik i SHBA në Ballkan"

Postuar në 01 Qershor, 2018 20:40

Për ambasadorin amerikan në Athinë,  Geoffrey Pyatt pozita gjeostrategjike e Greqisë në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit është me rëndësi për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Në Forumin e Bashkëpunimit të Ballkanit dhe Detit të Zi, Pyatt foli për një strategji afatgjatë të mbështetjes amerikane për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë.

Ligji i Luftës do hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë

Postuar në 18 Maj, 2018 11:13

Deklarimi i kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras për marrëveshjet në diskutim mes Shqipërisë dhe Greqisë njofton zgjidhjen e disa çështjeve të cilat kanë qenë pezull për shumë kohë. Përveç marrëveshjes së detit për të cilën ekipet negociatore do të takohen sërish në Tiranë, është edhe çështja e ligjit të luftës. 

Eurovizioni dhe simbolika e Shqiponjës

Postuar në 13 Maj, 2018 05:12

Përtej forcës që ka muzika në afrimin e popujve, si dhe të muziko-diplomacisë e cila ilustron realisht lidhjet e vjetra e ato të reja midis kombeve, ky Eurovizion mund të quhet ‘Festivali i Shqiptarëve’. Arsyeja është pjesëmarrja e tre talenteve me origjinë Shqiptare, të cilët përfaqësuan respektivisht Shqipërinë, Italinë dhe Qipron. Të takuar në Lisbonë – jo shumë larg Brukselit – që të tre nuk nguruan të bashkojnë duart dhe të formojnë simbolin e flamurit e të kombit Shqiptar.

Bllok nga arkivat serbe dhe greke për punimin e ri "Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të 20-të"

Postuar në 01 Maj, 2018 17:21

Një punim i 43 historianëve pretendon të japë në një përmasë më të plotë se deri më tani historinë e popullit shqiptar në shekullin që lamë pas. Në një intervistë për Tema Tv, historian Beqir Meta, një prej autorëve, thotë se ka të dhëna të reja dokumentare që pasurojnë historinë. Vëllimi i parë shkon deri në vitin 1920 dhe nuk merret vetëm me historinë e Shqipërisë, por përfshin edhe shqiptarët që banojnë jashtë territorit të shtetit të parë të shqiptarëve, pra Shqipërisë.

Anketa në Greqi: Shqipëria, rreziku i dytë pas Turqisë

Postuar në 29 Prill, 2018 12:47

Fakte interesante sjell anketa e këtij viti publikuar nga Issue Publik lidhur me qëndrimin e opinionit publik grek ndaj çështjeve të politikës së jashtme në një kohë të tensioneve të mëdha gjeopolitike dhe trazirave në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. 

Në përgjigjet e qytetarëve ekziston një shqetësim i qartë për një episod të mundshëm  ose për një konflikt të armatosur me Turqinë, ndërkohë që duket zhgënjimi që shprehet për NATO-n dhe vendet që janë aleatët  tradicionalë të Greqisë. 

Tren Igumenicë-Gjirokastër

Postuar në 26 Prill, 2018 10:54

Me iniciativë të Prefekturës së Epirit ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën që lidh portin e Igumenicës me Janinën dhe Gjirokastrën. Studimi është kryer si pjesë e programit strategjik të bashkëpunimt Greqi - Shqipëri 2007 – 2013.

Qëllimi ishte konfigurimi i bilancit  kosto - përfitim, në mënyrë që të bëhet krahasimi  me projektet e tjera alternative që lidhin në rrugë hekurudhore Shqipërinë dhe Greqinë. Shpenzimet e studimit të kryer nga nga firma NAMA Consulting Engineers dhe Planners SA arritën në 65.276,10 €uro (përfshirë TVSH-në).

Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje

Postuar në 17 Prill, 2018 20:29

Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.

"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të  pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.

“Postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë”

Postuar në 16 Prill, 2018 18:36

Banorët e dy ishujve përballë Shqipërisë, në pikën më veriperëndimore të territorit grek, i kërkuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Greke, Alkiviadis Stefani, ngritjen e një poste ushtarake në ishullin Othonoi dhe një observatori në ishullin Erikousa.

Pages

Subscribe to RSS - greqia