greqi

Greqi, sekuestrohet drogë e destinuar për xhihadistët e ISIS

Postuar në 03 Qershor, 2016 11:11

Autoritetet greke kanë sekuestruar në portin e Pireut 26 milionë pilula narkotike, që destinoheshin për xhidistët e ISIS. Siç njoftohet, operacioni u krye në bashkëpunim me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë. Pilulat narkotike me emrin Tramadol, u gjetën në një konteiner që kishte mbërritur në portin e Pireut nga India dhe kishte si destinacion përfundimtar Libinë. Firma që do t’i merrte në dorëzim në Libi, është verifikuar se ka lidhje me shtetin islamik, thonë njoftimet. Një ngarkesë e ngjashme, për llogari të së njëjtës firmë, ishte sekuestruar shkurtin e kaluar në Dubai.

Papa Francesku rikthehet në Ballkan

Postuar në 07 Prill, 2016 20:09

Papa Francesku do të zhvillojë një vizitë të shkurtër ishullin grek të Lesvos, më 16 prill, sipas një komunikate të lëshuar të enjten nga selia e Shenjtë në Vatikan. Udhëtimi i primatit të kishës katolike synon të mbështesë refugjatët sirianë si dhe të fokusojë vëmendjen ndërkombëtare në krizën e refugjatëve.

Nis deportimi i emigrantëve nga Greqia për në Turqi

Postuar në 04 Prill, 2016 10:28

Ka filluar mëngjesin e të hënës deportimi i emigrantëve të paligjshëm nga brigjet greke për në ato turke. Operacioni është pjesë e marrëveshjes BE-Turqi, e arritur në mesin e muajit mars dhe përfshin emigrantë të paligjshëm, të cilët nuk përmbushin kushtet për marrjen e azilit në vendet europiane.

Ministria e Jashtme përcjell në mënyrë të njëanshme takimet e Bushatit në Greqi (foto, video)

Postuar në 21 Mars, 2016 17:09

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë në Greqi, ku takoi fillimisht presidentin Prokopis Pavlopulos. Kreu i shtetit grek adresoi në takim 3 pikat për të cilat Greqia është e interesuar të shohë një perspektivë pozitive në raport me Shqipërinë.

Idomeni, refugjatët dhunojnë një person që dyshohej si kishte ngacmuar një vajzë 7 vjeçare(foto+video)

Postuar në 18 Mars, 2016 17:46

Situata në kampet e refugjatëve sirianë dhe afganë në Greqi po rëndohet edhe si pasojë e dhunës që ka shpërthyer mes vetë tyre. Një ngjarje e ndodhur dje është dëshmuar nga korespondentë të gazetës britanike “Daily Mail”, sipas së cilës disa refugjatë linçuan një pedofil, i cili kishte ngacmuar sipas tyre, një vazjë 7 vjeçare. Pamjet tregojnë dhunën e ushtruar ndaj personit në fjalë në kampin e Idomenit, ndërkohë që dhunë ka patur edhe në kampin e Pireut. Në Greqi mendohet se janë aktualisht 46 mijë refugjatë. Më poshtë foto dhe një video:

Jolie viziton Lesbosin e përmbytur nga imigrantët

Postuar në 17 Mars, 2016 16:13

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka qenë për një vizitë në ishullin e Lesbosit ku ka prej kohësh një situatë të ngarkuar nga fluksi i refugjatëve sirianë. Ajo ka premtuar rikthimin në ishull me familjen e vet me synim promovimin e turizmit, si kontribut për banorët që bën për imigrantët. Jolie është takuar edhe me kryeministrin e vendit. Më poshtë disa foto: 

Refugjatët sirianë në Greqi, raportohet një fëmijë i prekur nga Hepatiti A. Frikë për përhapjen e sëmundjes

Postuar në 13 Mars, 2016 12:46

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Greqi ka publikuar një raport për situatën e refugjatëve sirianë në vend. Nga raporti rezulton se një fëmijë 9 vjeçar sirian është i prekur nga Hepatit A që bashkë me një rast tjetër të raportuar sot, krijojnë kushtet për një frikë reale për epidemi. Gazeta “Protothema” shkruan se pas raportimit të rastit në kampet e veriut të Greqisë, është vendosur që ushtria të furnizojë me ujë të freskët bashkë me përpjekjen për të identifikuar nëse dikush tjetër është prekur nga hepatiti.

Bisedime Shqipëri-Greqi për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë

Postuar në 08 Mars, 2016 01:36

Shqipëria është në bisedime me Greqinë për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë. Lajmi është përcjellë nga korrespondenti i “Top-Channel”, Artur Bibe, gjatë një bisede telefonike në emisionin “Top-Story”.  Edhe zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea e ka konfirmuar nisjen e bisedimeve, por ka mohuar që të ketë një marrëveshje. Maqedonia ka mbyllur kufijtë, ndërkohë që Europa ka dështuar të japëm një zgjidhje të përbashkët për problemin e madh, që rrezikon ta kthejë Greqinë në një thes refugjatësh.

Grekët kthejnë djathtas

Postuar në 06 Mars, 2016 17:10

Një sondazh i fundit i kryer në Greqi nga “Rass”, për llogari të gazetës “To Paron” jep të dhëna se opinioni grek po kthehet djathtas. Sipas këtij sondazhi Demokracia e Re kryeson aktualisht me 26.2%, ose 2.8% pikë më shumë sesa Syriza e kryeministrit Alxis Tsipras që merr 23.4%. Partia Komuniste dhe Agimi i Artë vijnë në vend të tretë me nga 6.4%, ndërkohë që Grekët e Pavarur të Kamenos, kanë rënë në 2.8% duke mos arritur kutoën e hyrjes në Parlament. Me sa duket veprimet e Tsipras që ia doli të premtonte gjithçka e të bënte të kundërtën, po japin shenjat e para të pakënaqësisë. 

Pages

Subscribe to RSS - greqi