greqi

800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi

Postuar në 24 Shkurt, 2023 18:52

Një vëzhgim i kryer për llogari të Komisionit Helenik të Lojërave të Fatit, rezulton se përgjatë vitit 2022 në Greqi u luajtën 1.4 miliardë euro në lojëra fati, kryesisht ato konvencionale si slote, apo edhe kazinove ilegale.

Në këtë aktivitet janë përfshirë 800 000 njerëz, prej të cilëve 12% kanë shpenzuar edhe 588 milionë euro në lojërave e fatit të ligjshme.

1940: Uria e madhe në Greqi 

Postuar në 10 Dhjetor, 2022 13:44

 

Greqi/1/3 e transaksioneve të pronës, për marrjen e një “Vize të Artë”

Postuar në 22 Tetor, 2022 09:26

Një e treta e transaksioneve të pronës në vitet e fundit në Greqi është kryer me synim marrjen e njën ”Vize të Artë”. Instituti Eteron njofton se shumë prona janë shitur me çmim deri trefish mbi vlerën e tregut me synim arritjen e kufirit minimum të investimit për marrjen e vizës, që është 250 000 euro.

Shërbimi sekret grek pranon përgjimin e një gazetari

Postuar në 04 Gusht, 2022 01:07

Mediat greke raportojnë se shërbimi sekret i Greqisë ka spiunuar një gazetar. Në një diskutim të mbyllur në një Komitet parlamentar, kërkuar nga kreu i PASOK, nën pretendimin se ai ishte përgjuar, ka dalë në dritë një fakt i papritur. 

Në raportimin e tij, kreu i shërbimit grek, EYP, Panagiotis Kontoleon, ka deklaruar se organet nën varësi të tij kishin spiunuar gazetarin Thanasis Koukakis, i cili mbulon temat financiare për CNN Greece. 

Papa, Bartolomeu dhe vullneti i mirë

Postuar në 05 Dhjetor, 2021 13:50

 

Fakti që Françesku është vetëm i dyti në listën e papëve që kanë vizituar Athinën, pas Gjon Palit II në 2001, tregon kompleksitetin e marrëdhënieve dhe thellësinë e ndarjes që ndodhi midis dy kishave në vitin 1054.

Dialogu i nisur nga Patriarku Athenagoras dhe Papa Pali VI në vitin 1964 ende ngjall armiqësi në seksione të klerit, manastireve dhe shoqërisë greke. Këtë armiqësi e trashëgoi Patriarku Bartolomeu, i cili ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis dy kishave gjatë 30 viteve që ai ka qenë në Fronin Ekumenik.

Greqi, nuk ka plane për të zgjeruar vaksinimin e detyrueshëm

Postuar në 29 Tetor, 2021 10:54

Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve për rritje të infeksioneve Covid-19, në Greqi po e marrin shtruar vaksinimin e detyrueshëm. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha sot se qeveria nuk ka në plan të zgjerojë kategoritë që do t’i nënshtrohen këtij vaksinimi.

Plevris tha se çdo masë e re që do të prezantohet  do të përfshijë përzierjen sociale midis popullatave të vaksinuara dhe të pavaksinuara në të ashtuquajturat "zona të përziera".

PE i heq imunitetin eurodeputetit grek të ekstremit të djathtë

Postuar në 27 Prill, 2021 12:37

Parlamenti Evropian i ka hequr imunitetin deputetit të dënuar të Agimit të Artë, Ioannis Lagos.

Votimi u mbajt të të hënën, por rezultatet u bënë të ditura sot. 658 eurodeputetë votuan pro heqjes së imunitetit, 25 kundër dhe 10 abstenuan, raporton "Ekathimerini".

Vendimi i PE i hap rrugë arrestimit të tij nga autoritetet belge dhe ekstradimit në Greqi për të vuajtur dënimin.

Greqi, Alpha Bank çlirohet nga pasojat e recesionit. Shet portofolin prej 10.8 mld euro kredi të këqija

Postuar në 22 Shkurt, 2021 22:18

Alpha Bank e Greqisë do të shesë një portofol prej 10.8 miliardë euro kredi të zhvlerësuara dhe 80% të ofruesit të shërbimeve të kredisë Cepal Holdings te fondi amerikan Davidson Kempner. Marrëveshja është arritur sot, raporton Kathimerini.

Politika e jashtme dhe negociatat eksploruese

Postuar në 02 Shkurt, 2021 11:51

 

Bisedimet hulumtuese të Greqisë me Turqinë nuk janë një dialog për hir të dialogut. Ato janë një debat i strukturuar në të cilin të dy palët investojnë për një seri arritjesh. Synimi i Greqisë, për sa u përket këtyre bisedimeve ka qenë gjithmonë:

a) Se çështja në shqyrtim është zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental.

b) Se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, çështja do të referohet në një gjykatë ndërkombëtare, mundësisht në Hagë.

Vdekjet nga CoVid-19 jashtë kujdesit intensiv, Ministria greke e Shëndetësisë ua hedh fajin mjekëve

Postuar në 10 Janar, 2021 22:22

Zëvendësministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis, ka bërë fajtorë për vdekjet nga Covid-19 mjekët dhe jo kapacitetin e ezauruar të kujdesit intensiv. Kontozamani i ka kthyer përgjigje një faqeje të profilizuar në sistemin shëndetësor, iatronet.gr, në lidhje me lajmet se "80% e vdekjeve të pacientëve me Covid ndodhën jashtë njësive të kujdesit intensiv.

Pages

Subscribe to RSS - greqi