gorbachev

Ndërron jetë Gorbachev, sovjetiku i fundit

Postuar në 30 Gusht, 2022 23:47

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev. Një personalitet shumëdimensional i historisë bashkëkohore të mbarë botës. Me emrin e tij lidhen disa ngjarje rrënjësore si Perestrojka, Gllasnost, dy reforma që synuan të reformonin regjimin komunist. 

Lidhet po ashtu marrëdhënia e re me Perëndimin, arkitektura e sigurisë, mospërhapja e armëve bërthamore, Malta dhe rendi i ri i pas Luftës së Ftohtë. Ose më mirë paqja strategjike që e pasoi. 

Biografia e Gorbachev, paradokset e liderit të fundit sovjetik

Postuar në 25 Shtator, 2017 10:44

Në tetor 1985 një përfaqësues i partisë komuniste nga Kazakistani ngjitet në podiumin e sesionit të Komitetit Qendror të PKBS dhe fillon lavdet ndaj sekretarit të ri të përgjithshëm të partisë. Anëtarët e Komitetit Qendror i përgjigjen lavdërimit me duartrokitje të forta. Sekretari i Përgjithshëm, i cili e konsideron një sjellje të tillë relike të papranueshme të kultit stalinist, ndërpret folësin dhe i kërkon të ndalojë lavdërimet. Në këtë moment anëtarët e Komitetit Qendror ngrihen në këmbë me duartrokitje edhe më të stuhishme për sekretarin e Përgjithshëm.

Thirrje për dialog. Gorbachev: “Lufta e ardhme do të jetë e fundit”

Postuar në 10 Korrik, 2016 17:28

Nëse konflikti mes Perëndimit dhe Rusisë përshkallëzohet drejt një lufte, atëherë ajo do të jetë lufta e fundit. Kështu ka deklaruar ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev në një intervistë për radio “Echo Moskvy”, përmes së cilës ka vlerësuar se vendimet e fundit të NATO-s janë dritëshkurtra dhe të rrezikshme. “Hapa të tillë çojnë në tension dhe thyerje. Europa po ndahet, bota po ndahet. Ky është një shteg i gabuar për komunitetin botëror. Ka shumë kriza globale dhe individuale saqë të mund të braktiset bashkëpunimi.

Subscribe to RSS - gorbachev