google

Taksa për gjigandët e teknologjisë, në horizont një “thyerje” e re SHBA-Europë

Postuar në 21 Qershor, 2020 13:46

Një tjetër përplasje në horizont. Kësaj radhe mes SHBA-ve dhe Europës për të shumëdebaturën taksë europiane mbi gjigantët e internetit. Sekretari i Thesarit në SHBA, Mnuchin, u ka dërguar një letër homologëve të tij në Itali, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, në të cilën e cilëson të paligjshme taksën në fjalë për kompani si Google, Amazon ose Facebook.

Padi 5 mld $ kundër Google. Gjurmon përdoruesit edhe në Private Mode

Postuar në 03 Qershor, 2020 13:25

Tashmë nuk përbën më lajm në vetvete. Google shkel privatësinë e përdoruesve. Ka shumë mënyra për këtë gjë, por së fundmi në SHBA kompania është paditur për shkelje të privatësisë edhe kur përdoruesi futet në internet me brouzerin në private mode. Sipas përdoruesve historiku i kërkimeve të tyre në profilin private mode nuk gjurmohet, por Google bën të këndërtën, sipas kompanisë gjurmimi i historikut edhe në këtë opsion kërkimi nuk është joligjor.

Page dhe Brin heqin dorë nga drejtimi i Google

Postuar në 04 Dhjetor, 2019 11:55

Dy themeluesit e njërës prej kompanive më të mëdha në botë, me rritje dhe ndikim të shpejt, Google, kanë njoftuar largimin nga pozitat drejtuese.

Larry Page dhe Sergey Brin kanë deklaruar largimin për t’i hapur rrugën drejtorit aktual të Google, Sundar Pichai.

Page kishte deri më tani detyrën e drejtorit të kompanisë nënë, Alphabet, kurse Brin ishte president i saj. Me vendimin e ri, Pichai do të jetë drejtori i ri ekzekutiv edhe i Alphabet.

Google arrin marrëveshje me Francën. Do paguajë 1 miliardë dollarë

Postuar në 14 Shtator, 2019 13:08

Google ka gjetur një marrëveshje me qeverinë franceze për çështjen e taksave të papguara apo të evaduara duke pranuar të paguajë një gjobë prej 1 miliardë dollarësh. Siç raportohet kompania do të paguajë 500 milionë dollar për evasion dhe 465 milionë dollar të tjera për të përmbushur pretendimet e qeverisë franceze.

Gjobë 200 milionë $ për Google për shkelje të privatësisë online të fëmijëve

Postuar në 31 Gusht, 2019 04:10

Pas Facebook edhe Google mund të detyrohet të paguajë 200 milionë dollarë gjobë për shkak se Youtube akuzohet se ka shkelur privatësinë online e fëmijëve duke mbledhur të dhëna për ta pa konsensusin e prondërve. 

Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA votoi 3-2 për të shqyrtuar çështjen dhe për ta dërguar atë në Departamentin e Drejtësisë. 

Çështja ka ardhur në vëmendje politikës, teksa senatori Ed Markey, ka deklaruar se kompanitë që thyejnë privatësinë e fëmijëve duhen ndëshkuar. 

BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të ShBA dhe Kinës

Postuar në 23 Gusht, 2019 10:22

Bashkimi Europian po mendon të krijojë një fond 100 miliardë euro si mbështetje për “kampionët europianë” që do të përballen me gjigandët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë si  Google, Apple dhe Alibaba.
“Politico” raporton për një listë prej 173 faqesh në të cilën shpalosen synimet për një Europë të aftë që të marë masa tregëtare ndaj ShBA dhe Kinës. 

Luftë globale kinezes Huawei. Google i bllokon shërbimet

Postuar në 20 Maj, 2019 10:45

Lufta tregëtare mes ShBA-ve dhe Kinës ka arritur në një tjetër nivel me vendimin e Alphabet Inc’s Google për t’i ndaluar kompanisë kineze Huawei aksesin në aplikacionet e veta përmes sistemit operativ Android. 

Reuters njofton se Google ka ndërprerë trasnferimin e shërbimeve teknike, soft dhe hardëare përveç atyre që janë publike drejt kompanisë kineze që është më e madhja në botë. 

Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:56

Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.

Gjigantët e teknologjisë së Internetit kërcënojnë demokracinë

Postuar në 08 Shtator, 2018 09:26

67% e qytetarëve në tetë vende evropiane konsiderojnë se gjigandët e Internetit (Google, Facebook, Amazon, etj) kanë më shumë fuqi se Bashkimin Evropian dhe se ato janë një "rrezik" ndaj demokracisë. Hulumtimi është kryer në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Poloni, Rumani, Republika Çeke, Greqi në funksion projektligjit për të drejtën e autorit që do të diskutohet në Parlamentin Evropian në 12 shtator.

Google gjobitet me 4.3 miliardë euro

Postuar në 18 Korrik, 2018 15:54

Google duhet t’i paguajë 4.3 miliardë euro gjobë Komisionit Europian për shkak të keqpërdorimit të pozitës dominuese të sistemit operativ Android.

Dy vjet më parë Google u akuzua zyrtarisht se kishte detyruar prodhuesit e smartfonëve, si Samsung apo Huaëei, të instalojnë paraprakisht Google Search dhe ta vendosin atë si një aplikacion kërkimi ekskluziv ose të paracaktuar.

Pages

Subscribe to RSS - google