godzilla

Godzilla vs. Kong

Postuar në 25 Janar, 2021 02:37

Në media të ndryshme është publikuar spoti prezantues i filmit më të ri që Godzilla vs. Kong. Që siç shihet është një variant i imagjinuar i apokalipsit ku një specie lufton tjetrën në një planet që dominohet nga njerëzit. Efektet special asqë diskutohen. Kong mund të merret me mend se është arma e njeriut në këtë betejë me dinosaurin e përbindshëm që profilizohet se kërkon të rivendosë dominimin pas shfarrosjes fatale dhe të padrejtë nga asteroidi.

Eminem thyen rekordin me “Godzilla”: Artikulon 7.23 fjalë/sekondë

Postuar në 26 Janar, 2020 00:23

Reperi i njohur Eminem ka thyer rekordin e shpejtësisë në regjistrim me këngën e tij Godzilla, pjesë e albumit të ri “Music to be murdered by”.

Në 30 sekondat e fundit të saj, Eminem arrin të nxjerrë 224 fjalë me 330 rrokje që do të thotë 10.65 rrokje dhe 7.23 fjalë për sekondë. 

Kjo kalon rekordin e mëparshëm të tij me “Majesty” ku ai artikulon në stil rap 123 rrokje dhe 85 fjalë në 12 sekonda, me mesatare 10.3 rrokje dhe 7.08 fjalë për sekondë. 

Kënga ka njohur sukses në shikueshmëri që në nisje dhe në Youtube ajo ka aktualisht 10 milionë shikime. 

Subscribe to RSS - godzilla